Mini i-Pad i më i ri i Apple mund të prezantohet në 23 tetor. Këtë element e zbulon blgou “All Things Digital” në The Wll Street Journal.

Ngjarja e promovimit të mini i-Pad, vetëm me ftesa ekskluzive, do të mbahet në Cupertino në selinë e Apple.

Aktualisht, mbi këtë event ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania Apple, por thashethemet mbi mini i-Padin qarkullojnë prej muajsht. Nëse ato konfirmohen, Apple do të parashikojë për 3 ditë lëshimin e tabletës Microsoft Surface, të planifikuar për në 26 tetor.