Ministrat e BDI-së në Maqedoninë e Veriut dhanë dorëheqjen me kusht për opozitën, Osmani: Të sqarojnë, a janë pro BE apo na kundërshtojnë për politikë

Për shkak të disa ndryshimeve kushtetuese të cilat do t’i hapin rrugë Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në BE, ministrat e BDI-së dhanë dorëheqjen, me kushtin që opozita t’i miratojë në Kuvend. Pas kësaj tërheqjeje të ministrave të partisë Bashkimi Demokratik, ministri i jashtëm Bujar Osmani thotë se tashmë opozita nuk ka argumente dhe është evidente që po përdor këtë situatë për qëllime të elektoratit. Në një intervistë në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, ministri u shpreh se opozita tashmë është në stadin ku do duhet të sqarojë pozicionin e saj. Thënë ndryshe, ky pozicionim i opozitës shtron pyetjen a janë pro apo kundër Bashkimit Evropian.

Duke qenë se këto ndryshime kushtetuese, janë një mundësi e artë për përshpejtimin e anëtarësimit në BE, ministri thekson se tashmë detyrua e opozitës është të miratoj këto ndryshime në mënyrë që të mos ketë një izolim Maqedonisë së Veriut.

“Ne duam të tregojmë që Evropën e kemi mbi të gjitha. Ofruam këto dorëheqje të kushtëzuara në mbështetje të opozitës të ndryshimeve kushtetuese. Tashmë opozita s’ka më argument real për të penguar ndryshimet kushtetuese. Opozita i pengon vetëm për argumente elektorale. Edhe tani që ka thjesht procedura formale nuk pamë asnjë rezistencë publike. Nuk doli as një OJQ as ekspertë që të na shpjegonte se pse këto amendamente janë të padobishme.

Kjo është për të kapitualizuar qëndrimet e njerëzve. Nuk mund të këtë bazë ligjore në dokumentet e BE që Bullgaria të thirret për ndonjë kritë  të ri sepse korniza e negociatave është mbyllur. Kur nuk ka më argumente, tani opozita duhet të na thotë a është pro BE?

Kur shohim se Maqedonia e Veriut ka një udhëkryq për anëtarësimin në BE, rrezikon që rajoni të ndahet në dy grupe. Në ata që futen me përshpejtim dhe ato që kanë ende çështje pa mbyllur. Kjo do të thotë izolim edhe për një dekadë tjetër, ne nuk mund t’ua bëjmë ne këtë qytetarëve.”-tha ministri Osmani.

Sidoqoftë, Osmani është optimist dhe beson se në seancën e ardhshme të Parlamentit, këto ndryshime do miratohen ndërsa thekson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“S’mendoj se do binden me telekomandë. Mendoj se paralelisht me diskutimin me partitë politike ne po bisedojmë edhe me deputetët një nga një. Jam i bindur që do reflektojnë dhe s’do lejojnë që të mbeten në histori si bllokues të integritetit të vendit. S’do ketë zgjedhje të parakohshme. Do jenë në qershor ose pranverë të vitit që vjen. Shansi është tani. Tani është kalendari i BE-së.”- tha ai.  

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka caktuar datën 18 gusht për hapjen e debatit mbi këto ndryshime, por pa votat e opozitës maqedonase nuk arrihet dot numri i nevojshëm prej dy të tretave për t’i dhënë dritën jeshile këtyre ndryshimeve.

Shumica parlamentare dhe partitë shqiptare të opozitës të cilat janë shprehur se do të mbështesin ndryshimet, nuk arrijnë numrin e duhur prej 80 votash në parlament. Të gjitha së bashku, ato kanë 75 ligjvënës.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja