Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një mesazh reflektues në ditën e Krishtlindjes, duke u rikthyer tek një moment domethënës nga takimi i tij me Papa Leone XIV.
Në këtë ditë të shenjtë, kur kremtohet Lindja e Krishtit, ministri Gonxhja kujton Audiencën Jubilare të zhvilluar disa javë më parë në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku pati mundësinë të takohej me Papën Leone XIV.
Ai e cilësoi këtë si një ditë mbresëlënëse, të mbushur me mesazhe paqeje, dialogu dhe solidariteti, vlera universale që, sipas tij, sot marrin një kuptim edhe më të thellë.
'Në këtë ditë të shenjtë, kur kremtojmë Lindjen e Krishtit, rikthehem me reflektim tek një moment domethënës nga takimi me Shenjtërinë e Tij, Papa Leone XIV, gjatë Audiencës Jubilare të zhvilluar disa javë me parë ne Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Një ditë mbresëlënëse, e mbushur me mesazhe paqeje, dialogu dhe solidariteti, vlera universale që sot marrin një kuptim edhe më të thellë.
Qoftë kjo ditë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.
Ministri Gonxhja përveç falenderimit dhe fjalëve të mirënjohjes, i dhuroi Papës Leone edhe një disk vinili me këngët shqiptare të lirisë, një libër mbi vëllezërit Marubi dhe një pllaketë nderi në emër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë', shkruan ai.
Komente










