PRISHTINË-Ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilon nesër një vizitë në Kosovë.
Ministri Gjikonuri do të pritet në takim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në ora 10:00.  Ndërsa, në orën 10:30, në sallën e takimeve do të mbahet edhe mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri për energjinë elektrike, ku do të marrin pjesë ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri, së bashku me përfaqësuesit e autoriteteve rregullatore dhe përfaqësuesit e operatorëve të sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë.
Lidhur me themelimin e tregut të përbashkët të energjisë, në orën 11:30, në objektin e MZHE-së, ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri do të mbajnë konferencë për media. Ndërsa, pas konferencës për media, në orën 12:00, ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri do ta vizitojnë edhe nënstacionin 440/220 kV në termocentralin "Kosova B" në Kastriot. /ATSH/