Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maziere është pritur paraditen e sotme nga homologu shqiptar Saimir Tahiri. Takimi i cili u zhvillua rreth orës 12.00 është mbajtur në ambjentet e Gardës së Republikës, ku është zhvendosur përkohësisht Ministra e Brendshme.

takimi

 Pas takimit, pritet që dy ministrat të dalin një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 13:00. Thomas de Maziere do të pritet po ashtu edhe nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në kryeministri. 

Ministri gjerman deklaroi dje se do të kryente këtë vizitë në Shqipëri për të parë nga afër kushtet e pritjes së azilkërkusve të riatdhesuar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)