Ministri Ervin Mete takon Ministrin Francez të Tregtisë: Ftoj bizneset të investojnë në Shqipëri, në energji, turizëm e transport 

Ministri Ervin Mete takon Ministrin Francez të Tregtisë: Ftoj bizneset të investojnë në Shqipëri, në energji, turizëm e transport 

Ministri Ervin Mete takon Ministrin Francez të Tregtisë

Rritja e bashkëpunimit ekonomi dhe forcimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Francës, ishin kryefjala e takimit që ka zhvilluar Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme Olivier Becht.

Ministri francez i shoqëruar nga një grup biznesesh franceze që do të jenë pjesë e Forumit të Biznesit, si edhe do të zhvillojnë takime në Tiranë me qëllim zgjerimin e investimeve të kompanive franceze në Shqipëri. 

Ministri Meta gjatë takimit ka vënë theksin tek mbështetja financiare që Franca ka dhënë për shqipërinë për reformat në sektorin energjisë, ujit dhe në projektin e barazisë gjinore. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur edhe mbështetja e dhënë nga Franca për zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mete e ka ftuar bizneset franceze që të zgjerojnë prezencën e tyre në ekonominë e vendit, dhe të investojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si energjia, transporti, turizmi, etj.  

Vizita zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit dhe Ministerialin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet ditën e nesërme, më 26 shtator, në Tiranë.   
Bashkëpunimi ekonomik mes Shqpërisë dhe Francës ka njohur rritje në vitet e fundit. Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka patur një trend rritës përgjatë viteve 2018-2022, duke shënuar vlerën më të lartë përkatësisht 445 milionë Euro në fund të vitit 2022. Sipas të dhënave, në territorin e Shqipërisë janë aktive 433 kompani me pronësi franceze. Ndër to, 322 kanë kapital 100% të huaj, ndërsa 111 prej tyre kapital të përbashkët.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë