Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar arrestime javën tjetër. I ftuar në opinion ai deklaroi se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet në disa qytete në vend. Xhafaj tha se kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do ta shtrijmë në Vlorë dhe gjithë vijën bregdetare.

“Ka pasur dhe ka disa hetime lidhur me grabitjen e pronave, sidomos në vijën bregdetare. Në Kavajë, në Durrës, ka një proces hetimi në Lezhë, në Vlorë gjithashtu dhe këtë do ta shtrijmë në të gjithë vijën bregdetare. Besoj se shumë shpejt, javën që vjen do të ketë disa arrestime konkrete, masa konkrete sigurie për persona të caktuar”, deklaroi Xhafaj.

d.b/shqiptarja.com