Ministri Blendi Gonxhja inauguroi bibliotekën e re të Cërrikut “Biblioteka në qytetin tim”, një investim që synon të krijojë më shumë hapësira për dijen, kulturën dhe zhvillimin e të rinjve në zonë. I shoqëruar nga  ministri Andis Salla, Gonxhja theksoi se projekti është realizuar me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe në bashkëpunim me Bashkia Cërrik.

"Përmes mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe bashkëpunimit me Bashkinë Cërrik, kjo bibliotekë moderne, të cilën do ta pasurojmë në vijim me libra e tituj, do t’u shërbejë rreth 3,200 të rinjve të zonës, si edhe gjithë komunitetit. Përtej një hapësire leximi, kjo qendër do të ofrojë klub leximi, fond të digitalizuar, akses në shtypin e përditshëm dhe aktivitete social-kulturore, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirje, edukim dhe zhvillim për të rinjtë e Cërrikut" tha ai.