Katër vite më parë Nikos Dendias kishte qenë në vizitën e tij të fundit zyrtare në Tiranë, si ministër i Jashtëm. Sot ai u rikthye, por si ministër i mbrojtjes.
Ai u prit fillimisht nga Ministri shqiptar i mbrojtjes Ermal Nufi, i cili njoftoi se në fokus të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Forcat detare shqiptare dhe ato greke ruajnë koordinim dhe ndërveprueshmëri të shkëlqyer përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe, përfshirë Operacionin “Sea Guardian” të NATO-s. Ndërkohë, Shqipëria po ndërmerr aktualisht përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, çka do të rrisë më tej sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian”, tha Nufi.
Pas takimit me Ministrin Nufi, Dendias i është drejtuar godinës qeveritare ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Mediat greke, kishin paralajmëruar se pjesë e bisedimeve me autoritetet shqiptare do të ishte riaktivizimi i përpjekjeve për marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë, një çështje që ka mbetur pezull prej gati 6 viteve.
Në tetor të vitit 2020, ishte Dendias, asokohe ministër i jashtëm, së bashku me kryeministrin Rama të cilët njoftuan publikisht se për çështjen e detit do t’i drejtoheshin gjykatës ndërkombëtare të Hagës.
Por deri më tani nuk është bërë asnjë përparim. Tensionet mes palëve për rastin Beleri, në vitin 2023, e lanë tërësisht jashtë vëmendjes. Në Shqipëri çështja e detit ka mbetur në sirtarët e Presidentit të Republikës, i cili duhet të mandatojë një grup negociator në bisedimet paraprake me palën greke.
Pas takimit të sotëm, kryeministri Rama shpërndau vetëm një postim në rrjetet sociale ku e cilëson ministrin Dendias “një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, pa dhënë asnjë detaj mbi përmbajtjen e bisedimeve.
Ndërsa vetë Dendias shkroi në platformën ‘X’ se me kryeministrin Rama kishin analizuar situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë.
“Pata mundësinë të flas për Himarën, ku e konsideroj origjinën time, dhe të përsëris qëndrimin tim se Pakica Kombëtare Greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe popujve”, tha Nikos Dendias.
Ministri Dendias ka njoftuar gjithashtu se ka ftuar homologun shqiptar Ermal Nufi për një vizitë në Athinë, vizitë e cila sipas Ministrisë greke të Mbrojtjes është rënë dakord të mbahet në fund të muajit të ardhshëm. Sipas Dendias, Shqipëria gjithashtu mund t'ë ndajë me Greqinë eksperiencat e saj në lidhje me sulmet kibernetike.
Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë një reagim zyrtar lidhur me vizitën e ministrit Nikos Dendias në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryepeshkopin Imzot Joani.
Në njoftimin e ministrisë greke të Mbrojtjes, bëhet e ditur se diskutimet u fokusuan në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes.
Po ashtu në njoftim thohet se ministri Dendias e ftoi homologun shqiptar Ermal Nuri të vizitojë Athinën dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes greke, u ra dakord që kjo vizitë të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.
Ministria greke e Mbrojtjes njofton gjithashtu se Shqipëria mund t’i ofrojë Greqisë përvojat e veta nga sulmet kibernetike që ka pësuar në muajt e fundit.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, zhvilloi sot, të hënën, më 25 maj 2026, një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të vendit, Ermal Nufi.
Pas pritjes zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, dy Ministrat fillimisht patën një takim privat dhe më pas një takim të zgjeruar, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve. Bisedat midis dy palëve u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në mbrojtje, bashkëpunimin brenda NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare iu referua bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis Greqisë dhe Shqipërisë, me një angazhim ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe rëndësisë për marrëdhëniet dypalëshe të respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke, e cila është një shtyllë paqeje, sigurie dhe progresi për të gjithë rajonin.
Gjithashtu, zotërinjtë Dendias dhe Noufis ranë dakord të thërrasin menjëherë Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake, një veprim që konfirmon se Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për Atdheun.
Më pas, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në takimin privat, u zhvillua një diskutim i thelluar mbi situatën gjeopolitike në rajonin e gjerë, ndërsa zoti Dendias pati mundësinë të referohej edhe te Himara, nga e cila besohet se ka origjinën familja e tij, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se Pakica Kombëtare Grek përbën një urë miqësie midis popujve të dy shteteve.
Pas takimit, Kryeministri shqiptar e shoqëroi Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare në kopshtin e Pallatit të Kryeministrit të Shqipërisë, ku i shtroi një drekë pune Ministrit grek.
Së fundmi, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare pati një takim me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durresit dhe të Gjithë Shqipërisë, z. Joannis , dhe vizitoi kriptën ku është varrosur Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi Anastas, në Katedralen e Ngjalljes së Zotit në Tiranë.
Pasi përfundoi vizitën e tij, z. Dendias deklaroi:
"Vizita ime në Shqipëri sapo ka përfunduar. Para së gjithash, pata kënaqësinë të takohem me homologun tim shqiptar, z. Ermal Nufi. Ishte takimi ynë i parë, ai është Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë. Diskutuam thellimin e marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes. E ftova të vizitojë Athinën. U ra dakord që kjo vizitë të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.
Mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar edhe më shumë me palën shqiptare. Kryesisht, për të rënë dakord për një lexim të përbashkët të sfidave gjeopolitike me të cilat përballet rajoni ynë më i gjerë dhe për të parë brenda kuadrit të NATO-s, por edhe brenda kuadrit të rrugës së Shqipërisë drejt familjes evropiane, se çfarë sinergjish mund të gjejmë, ku mund të ndihmojmë dhe ku Shqipëria mund të na ofrojë përvojat e veta nga sulmet kibernetike që ka pësuar në muajt e fundit.
Më pas, pata nderin të pritesha nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të bërë një vlerësim të peizazhit më të gjerë gjeopolitik, situatës në Mesdheun Lindor, si dhe për ta vizituar dhe për të pasur mundësinë të marr një bekim nga Kryepeshkopi Ioannis, pasardhësi i Anastasit të Shqipërisë, një njeri në kujtimin e të cilit të gjithë kemi respekt të madh. Faleminderit shumë".
I had the pleasure of discussing with my Albanian counterpart, Ermal Nufi, the deepening of our defence relations and inviting him to visit Athens.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026
We had the opportunity to agree on a common interpretation of the geopolitical challenges facing our wider region and to examine… pic.twitter.com/7QUsqzoCiz
Në përmbyllje të vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi këtë të hënë Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, ku u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani. Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë vizitës u zhvillua një takim në atmosferë miqësore, ndërsa më pas Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan, bëri homazhe pranë varrit të Kryepiskopit të ndjerë Anastas.
“Më 25 maj 2026, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri dhe të takimeve me përfaqësues të lartë të Qeverisë shqiptare, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, z. Nikos Dendias, vizitoi Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, me të cilin zhvilloi një takim dhe bisedë në një atmosferë miqësore. Më pas, z. Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan vizitoi varrin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas ku bëri homazhe në nderim të tij”, shkruan Kisha.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në 25 janar 2025. Fortlumturia e tij u prek nga viroza dhe fillimisht në 30 dhjetor u shtrua në një spital privat në Tiranë, dhe më pas u dërgua me helikopter në Athinë. Pavarësisht trajtimit të specializuar ai nuk mundi të mbijetojë, pasi për shkak të një hermoragjie gastrike shumë organe jetësore humbën funksionin.
Janullatos la pas pas një trashëgimi të rëndësishme në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas viteve ’90. Ai konsiderohej si figura kyçe që rindërtoi institucionet fetare ortodokse në vend pas rënies së komunizmit, duke hapur dhjetëra kisha, shkolla dhe institucione sociale.
Kryepeshkopi Janullatos lindi në Greqi ndërsa më 16 korrik 1991 mbërriti për herë të parë në Shqipëri për të ringjallur besimin ortodoks pas 24 viteve errësirë ateiste, pasi regjimi komunist ndali praktikimin e fesë me ligj në vitet 1967-1991.


Pas vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka bërë disa postime në rrjetin X ku ka përmbledhur pikat kryesore të takimeve të tij me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij Ermal Nufi.
Në postimet e tij në X, Dendias thotë se e konsideron Himarën si vendin e hershëm të origjinës, dhe thekson se minoriteti etnik grek është urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve”.
“Pritje zyrtare dhe takim me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi brenda NATO, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi mbrojtës mes Greqisë dhe Shqipërisë, me përkushtim ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimit të të drejtave të minoritetit etnik grek, përbën një shtyllë paqeje, sigurie dhe progresi për të gjithë rajonin.
Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia respekton gjithmonë ata që sakrifikuan jetën për atdheun.
U prita edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë. Pata mundësinë të flas për Himarën, të cilën e konsideroj si vendin e hershëm të origjinës , dhe të ritheksoj qëndrimin tim se Minoriteti Etnik Grek është një urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve” tha Dendias
Έγινα δεκτός από τον Πρωθυπουργό της #Αλβανίας, Edi Rama @ediramaal, στο πλαίσιο της επίσκεψής μου στα Τίρανα. Αναλύσαμε την ευρύτερη γεωπολιτική κατάσταση στην ευρύτερη περιοχή μας.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026
Είχα την ευκαιρία να μιλήσω για τη Χειμάρρα από όπου θεωρώ ότι έλκω την απώτερη καταγωγή μου… pic.twitter.com/8nORncOaqh

Ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, mikpriti homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, teksa ky i fundit zhvilloi një vizitë në Tiranë.
Në fokus të kësaj vizite zyrtare ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Duke e vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Ministri Nufi u ndal tek promovimi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve tona.
“Objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon mbetet avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Për këtë arsye, ne jemi të pranishëm me personel në EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë dhe në KFOR në Kosovë.
Gjithashtu, forcat detare shqiptare dhe ato greke ruajnë koordinim dhe ndërveprueshmëri të shkëlqyer përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe, përfshirë Operacionin ‘Sea Guardian’ të NATO-s. Ndërkohë, Shqipëria po ndërmerr aktualisht përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, çka do të rrisë më tej sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian”, tha mes të tjerash Nufi.
Ministri Nufi vlerësoi gjithashtu edhe ndërveprimin e fortë aktual ndërmjet personelit ushtarak përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës; teksa theksoi rëndësinë e veçantë të ri-vitalizimit të protokollit teknik mbi bashkëpunimin ushtarak mjekësor ndërmjet dy vendeve tona.
“Besojmë se duhet të synojmë riaktivizimin e këtij kuadri, veçanërisht në fushat e kujdesit shëndetësor të specializuar, trajnimit mjekësor dhe shkëmbimeve profesionale, në frymën e përfitimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik”, tha më tej Nufi, gjatë bashkëbisedimit me homologun Dendias.
Përgjatë takimit, të dyja palët vlerësuan gjithashtu bashkërisht rritjen e përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ushtarako-industrial si prioritete kyçe për të gjithë Aleatët, veçanërisht në dritën e dinamikave dhe vendimeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në kohën kur kryeministri Edi Rama priste në zyrën e tij ministrin grek të mbrojtjes Nikos Dendias, Sali Berisha doli në mbrojtje të marrëveshjes së detit mes tij dhe Greqisë në 2009, edhe pse një pakt i kritikuar dhe goditur nga Gjykata Kushtetuese në vend.
“Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte win-win marrëveshje. Tani, çfarë bëri Edi Rama? Në vend se ta vazhdonte aty ku e lamë me palën greke, pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë absolute në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë, dhe e faktoj shumë thjeshtë këtë.
Pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pala greke kërkoi rinegocim. Unë u thashë atyre që nuk bëj rinegocim më. Arritëm ku arritëm. Tani meqenëse Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se ligji ndërkombëtar prevalon mbi ligjin kombëtar, çka do të thotë vendimet e gjykatave ndërkombëtare prevalojnë mbi vendimet e gjykatave kombëtare, urdhëroni ta dërgojmë në Gjykatën e Hagës, Gjykatën e Detit. Fillimisht hezituan. Por pastaj e pranuan dhe i falënderoj që e pranuan. E drejtë, kishin të drejtën e tyre. Dhe e lamë që atë marrëveshje ta çonim në Gjykatën e Hagës”, tha Berisha.
Ramën e akuzon si aventurier që po çështjen e detit po e zvarrit.
“Partia Demokratike ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin absolutisht të papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. E kupton çfarë aventurierësh? Aventurierë”, tha Berisha.
Komente










Mendjen te Himara e kan nderkohe kan ligj lufte me ne dhe ne i shtrojme tapet te kuq
PërgjigjuNë SHQIPËRI NUK KA ASNJË MINIRITET GREK KY NGA,GREQIA DO DALË RRUAR E KRUAR ASNJË CM KUB DET KUFIJTË JANË SI NË 1913
PërgjigjuGreqia nuk ka hequr ligjin e luftës e ky do t'i fal edhe det .e shiten këtë vend e shkaterruan
PërgjigjuMOS I JEPNI ASNJE CM^2 TEPER GREQISE!
Përgjigju