Gjatë mbrëmjes së të dielës populli grek I ka thënë “jo” referendumit dhe ka qenë pikërisht ministri i  Financave Yanis Varoufakis, i cili ka komentuar zyrtarisht rezultatin në televizion.

Varoufakis, i cili u shfaq me bluzë me mëngë të shkurtra u shpreh: “Jo-ja e sotme është në fakt një “po” e madhe për demokracinë.

Që nga dita e nesërme Evropa nis të shërojë plagët e saj dhe plagët tona. Në këto 5 muaj të gjithë kreditorët kanë refuzuar kërkesat për diskutim, pasi donin të na poshtëronin.

Që nga dita e nesërme falë kësaj “jo-së”do të thërrasim partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Qëllimi ynë është që të ristrukturimi i borxhit dhe fundi I kursimit,”-ka përfunduar ministri  fjalën e tij.

ministri grek

ministri grek

ministri grek

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)