Jaap de Hoop Scheffer, ministër shteti i deleguar nga Mbreti brenda qeverisë së Holandës dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, u shpreh optimist për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
“Më shpjeguan të dyja palët, opozita dhe qeveria, për ambiciet e Shqipërisë për integrimin. Zgjerimi i BE nuk është ndalur. Unë thashë që Shqipëria ka një rrugë me gropa para, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse në BE ka një frymë populiste që nuk është pro zgjerimit të Unionit. Kam inkurajuar miqtë e mi shqiptarë që t’i tregojnë Bashkimit Europian se Shqipëria është serioze me reformat dhe momenti do të vije që Shqipëria të marrë sinjal pozitiv nga Brukseli. Ndaj mendoj se procesi nuk ka ndalur”, tha ai në një prononcim për mediat që shoqërojnë delegacionin shqiptar në Hagë.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, krue i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ndodhen në Holandë në një vizitë tre ditore në Hagë që mbyllet të mërkurën, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë për hapjen e negociatave për vendin tonë.
Sot, Jaap de Hoop Scheffer, ka tkauar palët, ku i ka dhënë atyre edhe këshillat se si Shqipëria të marrë dritën jeshile nga vendet e bashkimit Evropian për tu integruar në familjen e madhe evropiane.
Ditën e sotme delegacioni shqiptari zhvilloi takim me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez, Kadija Arib, ku vlerësoi ndër të tjera reformat e ndërmarra nga Shqipëria si dhe rolin e saj konstruktiv në Ballkan.
Qeveria e Holandës do të jetë në të njëjtën linjë me qeverinë gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut brenda këtij vit.
Gjithashtu ditën e sotme Ruçi, Balla dhe Hajdari janë takuar edhe me zv.ministrin për BE-në Mаtthijs van der Plas. Ky i fundit ka shprehur përgëzimet e tij në lidhje me Reformat në Drejtësi dhe se pret një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian.
Ajo grope eshte by... e Lulit hollandez.
Përgjigju