Ministri i përgjigjet Tabakut: Drejtësia po bën detyrën, më thuaj kush nga PS e ka intimiduar? Deputetja: Rama e kërcënoi SPAK në Asamble

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Mnaja i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabakut. Manja tha se drejtësia po bën detyrën e vet, ndërsa i kërkoi asaj t’i tregojë se kush nga Partia Socialiste ka intimiduar SPAK. Manja tha se në drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës, ndërsa sot pas prangave janë ish-ministra.

“Drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që drejtësia të jetë e pavarura dhe larg politikës. S’ke pse e bën më këtë pyetje në sallë. Parlamenti ka mekanizmat e veta të kontrollit parlamentar. Pyetje të tilla se pse e bëmë reformën në drejtësi. E dyta, ku është drejtësia sot? Drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste ku është ndërhyrë hapur për çështje konkrete është mirë tua thoni shqiptarëve në këtë sallë. Ndërsa raporti unë me drejtën ka qenë konsegeuent. Sot ke ministra, ish kolegë tanë që po përgjigjen para drejtësisë dhe ka qenë kjo maxhorancë që e ka inkurajuar këtë drejtësi të hetojë për këdo. Dil këtu thuaj kush është personi dhe çështja konkretë që individë brenda kësaj maxhorancë na kanë intimiduar drejtësinë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK është duke bërë detyrën. Hetimi nuk mbaron brenda ditës, ka rregullat e veta”, tha Manja.

Përgjigja i erdhi nga Tabaku e cila i tha se ka qenë kryeministri Rama ai që ka sulmuar SPAK në Asamablenë e PS-së.

“Kush e kërcënoi drejtësinë nga mbledhja e asamblesë së PS? Unë bazuar mbi sygjerim që Zoti Manja dha, nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë ashtu siç është bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Thjesht besoj që jam në detyrën time si deputete e Parlamentit të Shqipërisë që të kërkoj informacion se ku janë hetimet. Ku janë hetimet me dosjes 184 dhe 339 zoti Manja?

Pse e kërcënoni SPAK-un zoti Manja? Pse nuk e lini që të kryej punën e vet për të cilën e kemi votuar ne si deputetë të këtij parlamenti? Pse sot SPAK-u është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që sot kanë një dosje në Prokurori? Për çfarë ndodh kjo? Ku është parë ndonjëherë që nga organizata politike, parti politike, të sulmohen organet e drejtësisë dhe të jepet urdhër se çfarë të bëhet, çfarë të hetohet? Për mua do të ketë drejtësi zoti Manja, nëqoftëse të gjithë ata që kanë një dosje me akuza të vërtetuara ashtu siç është 184 dhe 339 do të jenë përpara drejtësisë!

Përsa kohë kjo nuk jipet dhe jemi në kuadrin e retorikës politike këtu, nuk besoj që do të kemi drejtësi. Dhe me këtë thirrje I drejtohem jo juve si ministër I drejtësisë, se sot jeni nesër nuk do jeni, sot jam unë deputete nesër nuk do jem. I drejtohem politikës dhe pushtetit, ashtu siç e thashë të djeshëm, të sotëm dhe të nesërmen. Kushdo që ka pushtet, duhet të jetë përpara drejtësisë, ashtu siç duhet të ishit dhe ju sot zoti ministër. 184 dhe 339, nuk janë vetëm detyrime në procesin e integrimit, por janë çështje për vjedhjen e zgjedhjeve, që nëqoftëse hetohen personat që janë në ato dosje sot duhet të ishin përpara drejtësisë dhe kjo nuk po ndodh”, tha Tabaku.

Të njëjtën përgjigje i dha edhe deputeti i Rithemelimit.

“Ministri kërkoi një shembull. Po i jap dy shembuj. Së pari pse Rama në asamblenë e PS i bën thirrje drejtësie hetoni filanin apo fistekun”, tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Përplasje në Kuvend/ Spiropali-Berishës: Flet për bashkim kur shkrepe 1800 plumba në bulevard! Spaho: Mos u tremb, ty nuk të vret njeri se nuk vlen


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar