Ministri i Jashtëm Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI

 
PRISHTINË, 18 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndodhet për një vizitë në Jeddah të Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 41-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime të shumta me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të kësaj organizate, me qëllim të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve të Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, ministri Hoxhaj do të takojë edhe autoritetet më të larta të kësaj organizate, të cilët do t'i falënderojë për përkrahjen që po japin për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës./k.s/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë