Ministri i Sigurisë së Bosnjës akuzohet për korrupsion 10 vite më parë! 5 milionë euro në dëm të shtetit kur ishte ministër i 'Mbrojtjes'

Ministri i Sigurisë së Bosnjës akuzohet për korrupsion 10 vite më parë! 5 milionë euro në dëm të shtetit kur ishte ministër i 'Mbrojtjes'

Ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotiq

Ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, është akuzuar formalisht sot për korrupsion dhe keqpërdorim, pas shitjes së parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë. Në atë kohë, ministri aktual i Sigurisë mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Gjykata kryesore e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi sot ngritjen e aktakuzës kundër Selmo Cikotiq, duke e akuzuar për dëmtim të shtetit për rreth 5 milionë euro.

Sipas aktakuzës, Cikotiq kishte ndryshuar kushtet e kontratës tek pjesa e cila iu referohej “shkeljeve në procedurë të përcaktuar ligjërisht” për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake të vjetra e të tepruara, me qëllim që të favorizojë blerësin, respektivisht kompaninë kroate SCOUT.

Sipas aktakuzës, Cikotiq i bëri këto ndryshime duke mos i njoftuar fare anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës apo këdo tjetër.

Bosnje e Hercegovina konsiderohet një prej shteteve më prirjen më të lartë për korrupsion në Europë, pjesërisht për shkak të kornizës komplekse administrative por edhe për shkak të ndarjeve të thella etnike e politike që mbetën në vend që nga lufta, nga viti 1992-1995.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)