Ministri Kosova: Shefat e
shërbimit janë nën kontroll

Ministri Kosova: Shefat e<br />shërbimit janë nën kontroll
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka konstatuar shkelje të detyrës për disa shefa të shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.  Sipas ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, ka shefa që abuzojnë me detyrën  duke i orientuar pacientët nga spitalet publike drejt atyre private. Për këtë arsye ai ka ngritur edhe një grup të posatshëm instektorësh.

"Ndoshta ndonjë shef shërbimi i prirur nga puna në sektorin privat i thotë pacientëve që do anulohen operacionet se mungon filan ilaç, absolutisht që ky do të përplaset me të gjitha ato që unë kam në dorë për të bërë për atë që abuzon me sektorin shëndetësor", tha Halim Kosova, ministër i Shëndetsisë. Duke iu referuar rezultateve të auditit të ndërmarrë nga MSH, ministri Kosova theksoi se mangësitë e evidentuara deri tani, janë të lidhura me mungesat e barnave, ndërkohë që, sipas tij, faturat fiktive kanë dëmtuar sistemin shëndetësor.

"Ajo që ka dëmtuar më shumë sistemin shëndetësor janë faturat fiktive, që kanë hyrë fatura, por jo ilaçe dhe u është dashur qytetarëve t’i blejnë nga xhepi", tha Kosova, ndërsa theksoi se këto raste po evidentohen. "Unë do të ndaloj në rrugën për t’a bërë sa më transparente rrugën e menaxhimit të buxhetit që qeveria i drejton pacientit", shtoi më tej ministri i Shëndetësisë.

Këto deklarata ministri i Shëndetësisë i bëri gjatë një takimi me mjekë të  maternitetit  "Koço Gliozheni" në Tiranë, i cili ka patur në fokus  projektin më të fundit që po zbatohet në këtë institucion që lidhen me ndihmën mjekësore  që duhet  ti japim një fëmijë në kushtet e shtëpisë. Në lidhje me këtë projekt ministri Kosova ka garantuar kujdes shëndetësor të kualifikuar pranë çdo nëne kudo që ndodhet. Ministri Kosova ka vënë theksin tek rajonalizimi i kujdesit shëndetësor afër çdo nëne dhe fëmije.

Ndërsa mjeku Eduart Tushe, shef i Shërbimit të Neonatologjisë në maternitetin e ri, lidhur me këtë projekt u shpreh "Ne flasim për minutën e parë të jetës së foshnjës që mund të përcaktojë të ardhmen e këtij femije si në drejtim të jetës dhe të zhvillimit të fëmijës. Për këtë arsye, i vihet rëndësi momenteve të para dhe kjo kërkon njerëz që kanë njohuri, por dhe aftësi të veprojnë.

Tushe theksoi se, "në shumicën dërrmuese të rasteve, rreth 90 % lindin mirë dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndihmë, janë në gjendje vetë të bëjnë kalimin nga barku i nënës në mjedisin e jashtëm". Por, sipas tij, në 10 % rasteve duhen ndihmuar të marrin frymë, në 1 % do të duhet një ndihmë shumë e kualifikuar. "Ndaj ne i japim rëndësi të madhe trajnimit të personelit shëndetësor", theksoi Tushe, sipas të cilit, është propozuar që kjo pjesë të jetë në edukimin e vazhdueshëm mjekësor.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim