Ministri Panariti viziton Rajonin
e Umbrias, takime me zyrtarët

Ministri Panariti viziton Rajonin <br />e Umbrias, takime me zyrtarët
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi dje një vizitë në rajonin e Umbrias, Itali. Gjatë vizitës, Ministri Panariti u prit në një takim nga Presidentja e Rajonit, znj. Catiuscia Marini. Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë midis Shqipërisë dhe Rajonit të Umbrias.

Ministri Panariti vuri në dukje se mes Shqipërisë dhe Rajonit të Umbrias ekzistojnë raporte shumë të mira bashkëpunimi, të cilat janë shtrirë në rrafshin ekonomik, arsimor e kulturor. Ai tha se aktualisht ekzistojnë mundësi të mëdha për zgjerimin e këtij bashkëpunimi sidomos në fushën e turizmit, agro-biznesit dhe sigurisë ushqimore. Nga ana tjetër, Ministri Panariti theksoi se në Rajonin e Umbrias jeton e punon një komunitet i madh shqiptarësh i mirëintegruar në shoqërinë italiane dhe që shërben si një urë e fortë lidhëse mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Gjithashtu, ai shprehu kënqësinë për numrin e madh të studentëve shqiptarë që kryejnë studimet akademike në universitetet e Umbrias.

Presidentja Marini tha se është një mike e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ajo theksoi se ekzistojnë të gjitha kushtet për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha. Në këtë kontekst, ajo iu referua në mënyrë të veçantë aktivitetit të Parkut Teknologjik Agroushqimor me qendër në Perugia, dhe mundësive për bashkëpunim me autoritetet shqiptare në sektorin e çertifikimit të cilësisë së produkteve ushqmore.

Ministri Panariti u prit, gjithashtu, edhe nga Kryetari i Bashkisë së Perugia-s, z.Vladimiro Boccali. Bashkëbiseduesit evidentuan vlerat që paraqet Perugia në kulturën italiane dhe atë europiane. Në këtë kontekst, z. Boccali prezantoi kandidaturën e Perugias si Kryeqyteti Evropian i Kulturës për 2019.

Më tej, Ministri Panariti mbajti një leksion në Universitetin për të Huajt të Perugia-s me temë "Shqipëria, Italia, Europa: E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja". Në fjalën e tij Ministri Panariti u fokusua në historinë e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë, partneritetin e ngushtë që ekziston aktualisht mes dy vendeve, si dhe në perspektivën e tyre në kontekstin europian dhe global.

Në përfundim të vizitës, Ministri Panariti zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të Rajonit të Umbrias. Në prezantimin e tij ai vuri në dukje mundësitë që ekzistojnë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve mes Shqipërisë dhe këtij rajoni. Ai ftoi me këtë rast ndërmarrjet e këtij rajoni për të investuar në sektorë të ndryshëm në vend si: turizmi, infrastruktura, energjitika, bujqësia, etj.

Gjatë aktiviteteve në rajonin e Umbrias, Ministri Panariti u shoqërua nga Ambasadori shqiptar në Romë, z. Neritan Ceka dhe Ambasadori italian në Tiranë z. Massimo Gaiani.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve