Ministria e Mbrojtjes jep lajmin e mirë: Intensiteti i pasgoditjeve të tërmetit është në rënie, situata po normalizohet (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë se intensiteti i pasgoditjeve të tërmetit të rënë më 26 nëntor është në rënie dhe ky mund të jetë një shpresë se situata e lëkundjeve është drejt normalizimit. Megjithatë ministrja Xhaçka është shprehur se të gjithë ata që e kanë banesën e dëmtuar të mos hyjnë në to derisa ekspertët të vlerësojnë gjendjen.

Ndër të tjera ministrja është shprehur si në Thumanë ashtu edhe në Durrës, apo në vende të tjera do të punohet për kthimin e gjendjes në normalizim. Xhaçka theksoi se garantimi i strehimit të të gjithë banorëve të pastrehë është prioriteti kryesor ,

"Lajmi i mirë është se fuqia e goditjeve ka një trend zbritës. Shpresojmë që kësaj situatë ti vijë fundi. Jam e bindur që shqiptarët kudo e kaluan këtë test në mënyrën me dinjitozë të mundshme. jetët e humbura 48 të identifikuara. Kjo ngjarje ka patur edhe kosto e pasoja materiale. Sot kur operacioni është drejt fundit, prioritet kemi garantimin e strehimit për të prekurit. Nëse shpia juaj është e demtuar mos rrezikoni duke bërë ekspertin, largohuni në shtëpitë akomoduese. Janë hotel, mund të zgjidhni pika të tjera, por mos qëndroni në banesa derisa të bëhet banesa. Sot ka nisur vlerësimi i banesave me ekspertizë të huaj dhe shqiptare. Qytetarët duhetë ta dinë se jemi në gjendje të ofrojmë strehim ushqim e veshmbathje."

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025