Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) shkruan se numri i pasgoditjeve që kanë lëkundur Shqipërinë pas tërmetit të fortë 6.4 ballë ka ardhur duke u kufizuar në Shqipëri. Që nga dita e martë, kur ndodhi goditja kryesore, sipas (EMSC) numri i pasgoditje është zvogëluar.
"Sic pritej pas një tërmeti numri i pasgoditjeve sa vjen dhe ulet. Ende, lëkundje ndihen në zonën e prekur nga tërmeti. Por aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë" thuhet në postimet e (EMSC).
Grafiku i goditjeve nga dita e marte kur ra termeti kryesor ne Shqiperi dhe si kane vijuar pasgoditjet
Komente

