LEZHË- Burimet ujore duhet të kenë një menaxhim të integruar, duke i parë ato jo vetëm si pjesë e përdorimit por edhe si pjesë e mbrojtjes së tyre.
 
Me këtë prioritet do të shihen edhe të gjitha burimet ujore të Lezhës, pasi keqmanaxhimi i tyre ka krijuar jo pak probleme në këtë qark.
 
Ky ka qenë fokusi i një takimi të organizuar nga Ministria e Mjedisit në Lezhë bashkë me përfaqësues të njësive vendore.
 
Zv.ministerja e Mjedisit, Diana Bejko është shprehur se mbrojtja dhe shfrytëzimi i qendrueshëm i burimëve natyrore mbetet angazhimi kryesor i qeverisë shqiptare.
 
Drejtuesit vendor dhe drejtoritë rajonale të Lezhës kanë marrë angazhim për të rritur kontrollin mbi burimet ujore, kryesisht për menyrën e shfrytëzimit të tyre.

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)