Pas publikimit të një video amatore në qytetin e Korçës, ku një mjek dhe një infermier kanë nxjerrë nga ambulanca një pacient duke e tërhequr zvarrë dhe më pas e kanë lënë jashtë në rrugë, Ministria e Shëndetësisë i ka pezulluar ata nga puna.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me marrjen e njoftimit mbi rastin e raportuar sot nga disa media, për sjelljen e një ekipi mjekësor të shërbimit të urgjencës mjekësore dhe shërbimin e munguar të kujdesit shëndetësor ndaj një qytetari në Korçë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Korçë ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra për mjekun Ç. F. dhe infermierin A. Ç./atsh/