Menjëherë pas deklaratës së kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbi situatën e rendit në vend, ka reaguar Ministreia e brendshme, sipas së cilës PD vijon shpifjet dhe sulmet mbi policinë e shtetit dhe ministrinë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky dikaster thotë se SHQUP-i tashmë njihet si gënjeshtar, madje edhe në rastet kur nuk ka vend për politikë.

Më tej, ajo thotë se sulmet politike tregojnë se policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme është në rrugën e duhur.

Ja deklarata e plotë e Ministrisë së brendshme.
 
Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.
Edhe pse të kapur në flagrancë në mënyrë të përsëritur si gënjeshtarë,  SHQUP-istët nuk e ndalin dot vesin e përbaltjes së Policisë, edhe në ato raste kur nuk ka vend për politikë.
Puna e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, flet shumë më qartë e fortë se çdo deklaratë politike.
Rezultatet e luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë e kriminalitetit, janë aq evidente sa mbi 1000 konferencat e shtypit të SHQUP-it të mbledhura bashkë, nuk e fshehin dot.
Sumet politike të këtij lloji, janë konfirmimi më i mirë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të paqtë e më të sigurtë.


RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)