Ministritë në “ethe”
për drejtuesit e rinj

Ministritë në “ethe”<br />për drejtuesit e rinj
TIRANE - Punonjësit e administratës janë pushtuar jo vetëm nga ethet e vendit të punës, por edhe nga ethet se kush do të vijë në krye të institucionit ku ata punojnë. Kjo pasi sipas tyre, fati i vendit të tyre të punës, do të varet pikërisht nga emri i ri që do ti besohet drejtimi i institucionet.

Dhe hamendësimet e para për ata që do të vijnë nuk mungojnë. Kështu te Ministria e Arsimit thuajse të gjithë janë të bindur se drejtimi i saj do t’i besohet, Ledi Shamkut.

Kjo për faktin se ajo ka qenë përfaqësuesja e Partisë Socialiste që është marrë me çështjet e arsimit dhe ka qenë një ndër kundërshtarët më të forta për çështjet e arsimit se harë që flitej për to: në media, në komisonin e arsimit, apo edhe denoncime të vetë arsimtarëve.

Ndërsa sa i përket ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit e saj besojnë se drejtimi i saj do t’i besohet sërish LSI-së. Madje ata janë të bindur që në krye të saj do të vijë sërish Petrit Vasili, ndërsa emri Pëllumb Piperos del sërish si emri i përfolur që do t’i besohet drejtimi i QSUT-së.

“Unë them me bindje se ministrinë e Shëndetësisë do ta marrë prapë LSI, madje kam frikë se do të sjellin sërish Petrit Vasilin. Edhe një pjesë të mirë të drejtorave tanë, siç janë farmaceutika, barnat apo edhe projektet, do t;i jepen sërish LSI-së.

Edhe QSUT-në do ta marrë LSI-ja dhe kam dëgjuar që atje do të shkojë Pëllumb Pipero”, bisedojnë punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë me njëri-tjetrin. Tek Ministria e Mbrojtjes thuhet se drejtimi i saj do t’i besohet Pandeli Majkos.

“Nëse këtë ministri nuk e merr LSI, kam dëgjuar se do të sjellin Pandeli Majkon, për faktin se ka qenë një herë ministër i mbrojtjes. Por të shikojmë se si do i ndajnë ministritë”, - thonë punonjësit e kësaj ministrie.

Ndërsa shumë mjegullnajë ka sa i përket ministrisë së Kulturës, ministrisë së Punës dhe asaj të Ekonomisë. Punonjësit në këto dikastere, janë të ç’orientuar dhe nuk dinë se çfarë do të ndodhë.

“Kushedi si do të shkojnë punët me këta të LSI-së, s’dihet se kë do të sjellin, por rëndësi ka që të mos jetë ndonjë militant i thekur dhe të na heqë të gjithëve për t’i zëvendësuar me të tijtë’, - shpresojnë ata.

STATUSI I NËPUNËSIT

Pikërisht për t’u mbrojtur nga largimet nga puna për motive politike, punonjësit e administratës janë të mbrojtur nga statusi i nëpunësit civil. Që do të thotë se një punjoës që mban statusin e nëpunësit civil nuk mund ta largosh nga puna, nëse nuk i gjen shkelje.

Në rast se e largon pa arsye të fortë, atëherë sheti duhet t’i paguajë atij një dëmshpërblim të majmë. Sipas statusit në rastet e ristrukturimit të institucioneve të administratës publike, nëpunësve civilë, vendet e të cilëve janë deklaruar të tepërt, do t'u ofrohet një vend i të njëjtit nivel në një ministri apo institucion tjetër të administratës publike qendrore apo vendore ose në pamundësi, një vend i një niveli më të ulët.

Nëpunësi civil vazhdon të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm deri sa atij t'i ofrohet një vend tjetër, por jo për më tepër se një vit. Në rastet kur nëpunësi civil refuzon të pranojë vendin e ofruar, ai humbet të drejtat që i takojnë si nëpunës civil.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore