Rritja e çmimeve ka sjellë 130 mln dollarë më shumë në buxhet, qeveria ende pa vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë! Përfundon paketa e rezistencës sociale

Qeveria ende nuk ka një vendim për paketën e dytë të mbështetjes së qytetarëve përballë krizës së çmimeve. Ndërkohë që paketa e parë përfundoi më 30 qershor qeveria ende nuk ka rishikuar buxhetin e shtetit, për të vendosur mbi mbështetjen e re. Nga ana tjetër buxheti i shtetit ka fituar 130 milionë dollarë.si pasojë e rritjes së çmimeve

130 milionë dollarë ka fituar buxheti i shtetit, vetëm nga rritja e çmimeve gjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Të ardhurat nga janari në maj janë rritur me 21.8%, por sipas Ministrisë së Financave, nëse nuk do të kishim efektin e çmimeve, rritja e të ardhurave do të ishte vetëm 13% në raport me vitin e kaluar.

“13 miliardë lekë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve”, tha Ibrahimaj në Konferencë për mediat.

Por pavarësisht se qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë taksa si pasojë e çmimeve të rritura të ushqimeve, pijeve e karburantit, qeveria ende nuk ka asnjë vendim për paketën e dytë të mbështetjes së kategorive në nevojë që e kanë më të vështirë përballimin e krizës së çmimeve.  Në konferencë për mediat Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se aktualisht po diskutojnë rishikimin e buxhetit të shtetit.

"Në përfundim të procesit të rishikimit të buxhetit, do të dalim me paketën që pritet të vijojë për atë kategori biznesesh që realisht kanë më shumë nevojë për mbështetje", tha Ibrahimaj.

Ndërkohë në 30 qershor përfundoi efekti i paketës së parë të qeverisë për rezistencën sociale, që jepte nga 3 mijë lekë për 3 muaj për 576 mijë pensionistë dhe familje në nevojë.

Mungesa e një pakete tjetër nga qeveria, vjen në kushtet kur çmimet po rriten ndërsa inflacioni i ushqimeve në 5 muaj ishte 9.9%. Pavarësisht rritjes së kostove të jetesës ministrja tha se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, ndërsa pret që këtë vit ekonomia të rritet me 3.2%.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë, të dhënat e detajuara nga Ministria e Financës)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:01
Kritikat për çmimin e naftës, ministrja e Financave: Bordi i Transparencës nuk ka vënë çmime ndryshe nga bursa

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka reaguar për kritikat se Bordi i Transparencës vendos çmime të larta për naftën ndërsa në bursë janë më të ulëta. Për këtë thotë se nuk ka pasur asnjëherë çmime të ndryshme nga bursa.

"Çmimet e naftës nga bordi asnjëherë nuk kanë qenë të ndryshme nga bursa. Marzhet bruto të fitimit të kompanive ku përfshihen kostot kanë qenë 5 deri 6%, ndërsa vjet kanë qenë 15%. Kjo është e kuptueshme se ¢farë efekti ka pasur bordi", tha Ibrahimaj.

Ora 10:00
Po diskutohet një paketë e dytë për familjet në nevojë dhe pensionistët? Ministrja e Financave: Po rishikojmë buxhetin

 

Ministrja e Financave është pyetur nëse po diskutojnë për një paketë të dytë pasi ditën e djeshme përfundoi mbështetja e paketës së parë prej 3 mijë lekësh për familjet në nevojë dhe pensionistët.

"Ne jemi në procesin e rishikimit të buxhetit dhe të analizës së të gjithë të dhënave sa i përket konsumit apo të ardhurave të disponueshme të familjeve. Në përfundim të procesit të rishikimit të buxhetit, do të dalim me paketën që pritet të vijojë për atë kategori biznesesh që realisht kanë më shumë nevojë për mbështetje", tha Ibrahimaj.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia