Në fjalën e saj, gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite.
“E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese.
“Prezantimet e takimeve shpjeguese, kanë qenë udhërrëfyesi ynë: 1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian; 2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh; 3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit”, deklaroi ministrja Xhaçka.
Xhaçka tha se Shqipëria ka zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se përpara na pret një proces sfidues, por vendi ynë është gati.
"Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme të Shqipërisë që nga ndryshimi i regjimit 30 vite më parë. Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë. Ky proces modernizmi dhe evropianizimi s’ka lënë gur pa lëvizur ka ndikuar në çdo spektër të jetës në Shqipëri. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit.
Edhe pse e dimë se na pret një proces sfidues, jemi gatim, vendosmëria ynë është e palëkundur. Kemi zbatuar një reformë të paprecedente në drejtësi që ka luajtur rol kyç në luftën kundër korrupsionit, jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë", tha Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Shqyrtimi i legjislacionit pas çeljes së negociatave, Varhelyi: Do preken çështje si mbrojtja e të dhënave personale! Xhaçka: Procesi sfidues, Shqipëria është gati
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
40%
-
I keq
20%
-
As i mirë as i keq
40%
Vota total: 20
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjerimi i BE-së, Vjena me propozim të ri: Vendet kandidate të ulen në tryezën e BE-së, por pa të drejtë vote
30 Gusht 2023, 16:58
-
Ben Andoni: Ëndrra evropiane për Tiranën s’është e largët, është thjesht sizifiane!
27 Gusht 2023, 21:01
-
KE publikon raportin ‘screening’ për Shqipërinë: Arritje në gjyqësor, por duhet luftë ndaj korrupsionit! Kujdes me financimin e partive
31 Korrik 2023, 17:48
-
Bruksel, Kumbaro raporton punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit
19 Qershor 2023, 19:17
-
Viti politik i PS dhe Shqipëria si mikpritëse e BE! Nga Këshilli i Sigurimit, çelja e negociatave e deri te samiti në Tiranë, si u mbyll kapitulli i 2022-t
29 Dhjetor 2022, 22:03
-
Negociatat BE-Shqipëri në Bruksel, raporton KPK: Brenda vitit mbyllet faza e parë e vettingut për 75% të prokurorëve dhe gjyqtarëve
24 Nëntor 2022, 17:24
-
‘Konflikti në PD ka ndikuar jetën parlamentare’ Draft raporti i KE për Shqipërinë: Duhet më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile
11 Tetor 2022, 12:26
-
Takimet në Bruksel për shërbimet financiare, AMF kryeson delegacionin shqiptar! Direktivat e ekspertëve të KE, ja ku duhet të përqendrohet Shqipëria
7 Tetor 2022, 17:33
-
Kim takim me Gjonajn dhe Tabakun në Kuvend, në fokus të bisedës integrimi i Shqipërisë në BE
27 Shtator 2022, 09:38
-
Çelja e bisedimeve/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë rendit kushtet: Priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave
23 Shtator 2022, 10:52
-
Lufta në Ukrainë, Rama për gazetën austriake: T’i mbajmë larg kërcënimet nga Ballkani! Të mos i bëjmë presion Serbisë për sanksione ndaj Rusisë
14 Shtator 2022, 17:50
-
Presidenti Begaj niset për vizitë zyrtare në Slloveni, takim me liderët e Procesit të Brdo-Brijunit! Në fokus përshpejtimi i procesit të zgjerimit të BE
11 Shtator 2022, 11:31