Shqyrtimi i legjislacionit pas çeljes së negociatave, Varhelyi: Do preken çështje si mbrojtja e të dhënave personale! Xhaçka: Procesi sfidues, Shqipëria është gati

Në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening) pas çeljes së negociatave, Eurokomisioneri Oliver Varhelyi zbuloi ku do të bazohet puna fillestare pas çeljes së negociatave. Në fjalën e tij u shpreh se do të preken çështje si cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, kapaciteti i sektorit shëndetësor dhe mbrojtja e të dhënave personale. Gjithashtu shton se planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.

Ndërsa ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha se kanë gati planin kombëtar për integrimin europian ndërsa theksoi se Shqipëria ka zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Ndaj e cilësoi procesin e anëtarësimit si sfidues duke treguar edhe njëherë se vendi ynë është gati. 

Kryenegociatori Zef Mazi përmendi disa pika të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duke thënë se bisedimet do të zgjaten. Ndër të tjera u shpreh se gjatë procesit të anëtësimit, do të shihen shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit që i cilëson thelbësore.

Çfarë është Screening?

Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.

Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën nëdrejtësi.

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Kryenegociatori Mazi: Premtimet e pambajtura i përkasin së shkuarës! Këto diskutime do të zgjaten! Ajo çka na pret është kërkuese

 

Kryenegociatori Zef Mazi përmendi disa pika të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duke thënë se bisedimet do të zgjaten. Megjithatë theksoi se gjatë procesit do të shihen shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit që i cilëson thelbësore.

“Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Rruga e Shqipërisë është parë në dritën e përqasjes drejt BE, kjo ka qenë apsirata më e madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe na ka shërbyer si shtylla kurrizore e strategjisë së vendit. Shqipëria mori pjesë në këtë takim që prej vitit 2018-2019. Qeveria shqiptare e di mirë që këto bisedime do të zgjaten paksa. Kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të dorëzojmë një punë të mirë të bisedimeve në atë që nis pas shtatorit.

Ajo cka na pret është kërkuese. Skuadra jonë është e përbërë me 30 negociatorë. Do të shihen të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit. Këto janë thelbësore sa i përket kontributit që i duhen dhënë shoqërisë. Shumë prej ligjeve europiane do jenë në nivel lokal”, tha Mazi.

Ndër të tjera, Mazi tha se BE duhet të ketë përqasje strategjike për zgjerimin, ndërsa theksoi se arkitektura europiane do të ngrihet tullë pas tulle në mënyrë që BE të bëhet një influencë më e madhe në sferën globale.

“Ky proces do të jetë i gjatë, i komplikuar, i zgjatur, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë, ndaj do të jetë diçka kërkuese për ne që të punojmë fort. Potenciali i unionit është i madh. Fati i cështjeve europiane ka të bëjë shumë. Cfarë ndodh në Europë ka rëndësi. Ne duhet të kemi përqasje strategjike qoftë edhe për zgjerimin.

Në bazë të rrethanave duke përfshirë që dikush nuk e ka të gjithë tortën që të mund ta hajë vetë, nga sot e tutje, premtimet e pambajtura mbeten në të shkuarën. Arkitektura europiane mund të ngrihet tullë pas tulle. Për ata si unë që kanë shpenzuar gjysmën e jetës në vendet e BE, ne duam që BE të jetë më e fortë dhe më e zhvilluar. BE do të bëhet një influencë më e madhe në sferën globale", tha Mazi.

Ora 16:53
Ministrja e Jashtme: Kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi! Na pret një proces sfidues, por jemi gati

 

Në fjalën e saj, gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite. 

“E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo. 

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese.

“Prezantimet e takimeve shpjeguese, kanë qenë udhërrëfyesi ynë: 1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian; 2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh; 3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit”, deklaroi ministrja Xhaçka.

 Xhaçka tha se Shqipëria ka zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se përpara na pret një proces sfidues, por vendi ynë është gati. 

"Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme të Shqipërisë që nga ndryshimi i regjimit 30 vite më parë. Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë. Ky proces modernizmi dhe evropianizimi s’ka lënë gur pa lëvizur ka ndikuar në çdo spektër të jetës në Shqipëri. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit.

Edhe pse e dimë se na pret një proces sfidues, jemi gatim, vendosmëria ynë është e palëkundur. Kemi zbatuar një reformë të paprecedente në drejtësi që ka luajtur rol kyç në luftën kundër korrupsionit, jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë", tha Xhaçka. 

Ora 16:49
Çeljes së negociatave, Varhelyi zbulon shtyllat e shqyrtimit të legjislacionit: Do prekim çështje të përditshme si cilësia e ushqimit, ujit dhe mbrojtja e të dhënave personale

 

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nisi fjalën në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening), pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Në fjalën e tij zbuloi  shtyllat e shqyrtimit të legjislacionit duke thënë se do të preken çështje me rëndësi si cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, shëndetësia dhe mbrojtja e të dhënave personale.

“Kemi pritur për kohë të gjatë. Kemi një mjet të rëndësishëm për metodologjinë e rishikimit që mund ta nxisë këtë projekt me shpejtësi për ta bërë më të besueshëm, më dinamik. Ky proces shqyrtimi që fillojmë sot është hapi i parë dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë, sic është grupimi i kapitujve. Duam të fillojmë punën tonë jo nga fillimi, kemi kryer shumë punë vitet e kaluara në kontekstin e MSA. Vitet e kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit të BE, kemi raportuar mbi reformat.

Procesi që fillojmë sot është për të gjithë punën e mirë që kemi bërë së bashku dhe dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë për rrugën tuaj drejt BE. Le të fillojmë duke thënë se ky proces është mundësi e mirë për ju që të bëjë një vetëvlerësim të politikave dh legjislacionit për të parë sa afër jeni me standardet e BE në cdo fushë. Mezor pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i diskutimeve tona dhe do na sjellë afër drejt qëllimit të përbashkët të anëtarësimit tuaj. Shqyrtimi do na ndihmojë për çështje që kanë rëndësi për njerëzit në jetën e përditshme.

Do prekim çështje të ditës, cilësinë e ajrit, ushqimit, ujit, kapacitetin e sektorit shëndetësor, mbrojtjen e të dhënave personale. Procesi i anëtarësimit është transformues dhe një kuptim i përbashkët. 

Investimet do të shtohen në ekonomi në sektorë kyç, mundësi të reja për bizneset, dhe këtë do edhe brezi i ri. Planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit. Procesi i anëtarësimit do të shtohet edhe si një proces ambicioz. Kjo është çfarë do të japë screening ndaj është i rëndësishëm.

Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE. Le të nisë ky proces, më lejoni t’ju uroj punë të mbarë, të shpejtë dhe shpresoj që të mund të nisim me dhëniet e raporteve të para të shqyrtimit në 3 mujorin e 1 të vitit të ardhshëm. Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë e të shpejtë”, tha Varhelyi.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë