TIRANË - Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka nënshkruar dje marrëveshjen me Ambasadoren Çeke dhe Komunën Otllak për “Komunikimi i projekteve dhe nismave të ndërmarra lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin Rom”.
Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga deputeti Eduard Shalësi, inspektuan dhe vizituan nga afër banesat e rikonstruktuara në fshatin Moravë. Projekti i zbatuar në fshatin Moravë të Komunës Otllak me vlerë totale investimi 23,000,000 Lekë.
Përveç rikonstruksionit të 24 banesave nëpërmjët këtij projekti ndërhyrje u kryen edhe në kolektorin e shkarkimit të ujërave të zeza dhe rrjetit të kanalizimeve nga ku përfituan 100 familje banues në këtë zonë. Ministrja Gjermeni falenderoi ambasadoren Tomasova dhe qeverinë Çeke për financimin e rehabilitimit të qendrës komunitare, shkollës fillore dhe kopshtit në fshatin Moravë dhe tha se “ky investim në vlerën 18,000 Euro do ta transformojë godinën në shërbim të të gjithë komunitetit.”
Ministrja përmendi gjithashtu projektin për ndërtimin e rrugës, bashkëpunim me PNUD, me një vlerë totale investimi 9,400,000 Lekë nga ku përfitues janë rreth 2,000 banorë të fshatit Moravë. Për vitin 2014 Ministria e Zhvillimit Urban në sektorin e strehimit ka zbatuar 4 projekte infrastrukturore për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian në 4 njësi të qeverisjes vendore me një vlerë totale investimi rreth 70 milionë Lekë.
Bashkia/Strehimi në Tiranë, familjet në nevojë nuk marrin banesa sociale
Bashkia e Tiranës ende nuk e ka plotësuar listën e 385 familjeve që mund të marrin banesa sociale në Shkozë. Në një prononcim për gazetën spcialistët pranë bashkisë thanë dje se listës paraprake i janë shtuar shumë pak emra, pasi familjet nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. 45 ditë më parë, Këshilli Bashkiak i la porosi bashkisë, plotësimin e listës së familjeve që mund të merrnin banesa, por ende departamenti i strehimit nuk ka qënë në gjendje për të zgjedhur 385 familje në nevojë, që plotësojnë kriteret për të përfituar një banesë falas. Lista e parë e bashkisë kishte vetëm 178 familje që përfitonin nga ky program.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com