Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Kumbaro: S'do preket Parku Kombëtar, kritere rigoroze për zhvillimin! Sqaron domethënien e sloganit ‘Albania all senses’

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro nëpërmjet një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj shpjegoi sloganin e ri që do të përfaqësojë Shqipërinë në të gjitha eventet ndërkombëtare të turizmit.

Nga Berlini ku po mbahet panairi më i madh botëror i turizmit, Kumbaro tha se slogani ‘Albania all All Senses’ (Shqipëria, të Gjitha Ndjesitë), ka qëllim të transmetojë tek turistët se në vendin tonë mund të gjejnë gjithçka duke filluar nga bregdetet magjepsës deri tek malet për t’u eksploruar.

“Është e vërtëetë që kemi një logo të re këtë vit që do të thotë Shqipëria të gjitha shijet, Shqipëria të gjitha ndjesitë. Do jetë slogani dhe logo zyrtare e turizmit shqiptar për t’u ofruar turistëve më të mirën e Shqipërisë duke filluar që nga sportet e aventurës, lumenjtë, malet, shëtitjet në dëborë, jetën e Tiranës, arkitekturën etj. Pra të gjitha këto janë ftesë për publikun për ta shijuar Shqipërinë me të gjitha shqisat”- tha Kumbaro.

Ajo tha se sezoni ka nisur përderisa në shifrat e publikuara dje nga kryeministri Edi Rama, theksohej se numri i turistëve për 2 muajt e parë të vitit, ka pësuar një rritje me 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Sezoni ka nisur përderisa jemi 55% më shumë vizitorë të huaj për të njëjtën periudhë një vit më parë. Jemi në vazhdën e një pritshmërie vitin e kaluar që u konfirmuan 10.1 milionë turistë të huaj. Dhe këtë vit kapëm më shumë se 1 milionë turistë për 2 muajt e parë të vitit”- tha Kumbaro, duke shtuar se Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshjen që në mars 2025 të jetë në qendër të panairit të turizmit në Berlin.

Sa i takon ligjit për Zonat e Mbrojtura që u miratua në 22 shkurt në Kuvend, Kumbaro sqaroi se nuk do të ketë asnjë cënim të mjedisit apo biodiversitetit. Ministrja theksoi se qëllimi i ligjit është gjenerimi i ekonomisë në zona apo hapësira të caktuara dhe se Parqet Kombëtare do të mbeten të paprekshëm.

Zonat e Mbrojtura do të menaxhohen 100% nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit. Ligji propozon që në disa nga zonat apo hapësirat ku mund të krijohet ekonomi lokale dhe zhvillim të turizmit do ketë kritere rigoroze për zhvillim që nuk duhet të cënojnë mjedisin apo biodiversitetin. E dyta nuk do ketë prekje të zonave ku bëhet fjalë për Parkun Kombëtar sepse këto site duhet të jenë të paprekshme. Nuk do ketë zhvillime të industrisë së rëndë, pra gazit, naftës, hekurrudhave apo autostradave në zonat e mbrojtura. Nuk do ketë ndryshim të sipërfaqes totale të zonave të Mbrojtura, sipërfaqe që ne e kemi rritur”- tha Kumbaro.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit