TIRANE- Patjetër që rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, e miratuar me konsensus mes PS, PD e forcave të tjera politike, është kushtetuta e parlamentit dhe një dokument që duhet të zbatohet.
Por dita e djeshme, me diskutime me thelb e pa thelb, me bosht e pa bosht, me akuza e pa akuza, me sharje e me fyerje, me projekte disa herë e pa vizion ndonjëherë tjetër, ishte ndoshta një ndër ditët më të mërzitshme për të gjithë ata që drejtuan sytë nga Kuvendi i Shqipërisë për të parë sesi parlamentarët e rinj diskutonin për qeverinë e re dhe programin e saj.
Edi Rama, tregoi durim pa hesap teksa nuk u ngrit për ndonjë çast nga karrigia e kryeministrit përballë deputetëve duke dëgjuar (ose jo) një për një, të gjithë ata që diskutonin; Ilir Meta, gjithë humor e batuta, u tregua tolerant ndërsa shumë shpesh u jepte më shumë kohë deputetëve të opozitës vetëm e vetëm që të mos kishte ndonjë akuzë se maxhoranca e re, po e “dhunon” opozitën e re; Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, nuk po i rrinte rehat karrigia e opozitarit në sallën e kuvendit. Qëndruan pak kohë në fillim, e mandej e lanë sallën e kuvendit duke mos pranuar të dëgjojnë fjalimet e gjata, plot prej 20 minutash, të çdo parlamentari.
Ne gazetarët kritikojmë shpeshherë njëri tjetrin për shkrimet që hedhim në letër për t’i lexuar populli. Sepse, shpesh, kur nuk kemi ç’të shkruajmë për ndonjë ngjarje, përsërisim të njëjtat gjëra në fillim, në mes e në fund të ndonjë artikulli. Pjesa më e madhe e lexuesve na paragjykojnë dhe nuk na blejnë pikërisht edhe për këtë handikap të madh dhe kanë të drejtë.
Por gjithçka ishte akoma më e shëmtuar me fjalimet e çdo deputeti ditën e djeshme, për secilin plot 20 minuta, e që gjithsej në kohë të mirëllogaritur, do të marrë 33 orë. Pra, 33 orë rresht, parlamentarët shqiptarë janë të detyruar të dëgjojnë të njëjtat fjalime: ku deputetët e opozitës, atë që e thonë në fillim të fjalimit, e përsërisin në mes, e mandej në fund të fjalimit të tyre (thjesht dhe vetëm që të harxhojnë çdo sekondë të minutazhit që kanë në dispozicion, e pse jo, të marrin ndoshta edhe ndonjë minutë më tepër); ndërkohë që deputetët e maxhorancës, me të njëjtën ritëm atë që thoshin në fillim të fjalimit e përsërisnin në mes të tij dhe e mbyllnin në fund.
Ditën e djeshme në Parlament, kishte vetëm pak diskutime që mund të dëgjoheshin dhe të bënin të mendoje së të paktën cilësia e parlamentit të ri është ashtu siç duhet të jetë pas 23 vitesh demokraci. Pjesa më e madhe e diskutantëve mezi artikuloheshin, dhe ti rri e mendon se je idetyruar të qëndrosh përpara një televizori apo në sallën e Kuvendit dhe të dëgjosh fjalime boshe, thjesht dhe vetëm se kështu thotë rregullorja e kuvendit.
Ndoshta ka ardhur momenti që edhe kjo pjesë e rregullores duhet të rishihet, për të sjellë në Kuvend, pjesën më të shëndoshë të debatit dhe diskutimeve të grupeve parlamentare. Për fushat e veçanta, deputetët do të kenë boll kohë në dispozicion që të merren edhe gjatë vitit.
Por të flasësh edhe kur s’ke asgjë për të thënë thjesht dhe vetëm se duhet të dalësh në televizion, apo të marrësh totalisht kohën e përcaktuar në rregullore, kjo është një gjë që duhet të ndryshojë.
Ashtu sikurse ka bërë premtimet kjo maxhorancë e re, duket se nuk ka kaq shumë kohë në dispozicion për të qëndruar për orë të tëra në një parlament që nuk thuhet asgjë dhe nuk artikulohet asnjë ide.
Ndërkohë që diskutantët dilnin në foltore për të qëndruar 20 minuta në një sallë thuajse në tre të kartërtën e saj të zbrazur, në Shqipëri ndodhën ngjarje që ndikojnë drejtpësëdrejti në jetën e qytetarëve: një grua 60-vjeçare u gjet e vrarë në Durrës, ndërsa katër fëmijë mbetën jetimë në Fushë-Krujë, pasi burri vrau gruan në kasolle.
Gjithçka ndodh se shteti është në kaos. Ata që po lënë zyrat, nuk duan tia dinë çpo ndodh. Ata që duan të marrin zyrat, nuk e dinë se ku kanë kokën.
Ndoshta do të ishte mirë të mos fiksoheshim te këto minutazhe të kota, por të linim qeverinë e re të fillojë menjëherë nga puna, për të marrë në kontroll punët e vendit dhe territorin.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com