/ATSH/- "Shqipëria është vendi i parë në Evropë që ka 97.5% të popullatës që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian", tha ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, duke theksuar se, "tani, më në fund, ne jemi në kampin e vendeve që bëjnë përpjekje të mëdha për t'u bërë pjesë e BE-së".
Ambasadori Minxhozi, gjatë një ligjërate për studentët e AAB-së, të mbajtur në prag të festës së Flamurit Kombëtar, tha se "Shqipëria mendon që të jetë pjesë e BE-së brenda 10 vjetëve të ardhshme".
"Arsyet për këtë janë sepse klasa politike në Shqipëri gjatë 20 vjetëve nuk i është përgjigjur apelit të popullsisë për një hyrje sa më të shpejtë në BE me masa konkrete të karakterit politik, ekonomik e shoqëror", citohet ai në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Universitetit AAB.
Ambasadori Minxhozi theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë synon që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. "Ashtu siç ne kemi nevojë të jemi pjesë e familjes evropiane, ashtu edhe BE-ja ka shumë nevojë për të inkuadruar në familjen e saj edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Është një përfitim i dyanshëm", vlerësoi ambasadori shqiptar.
Në këtë ligjëratë, ambasadori shqiptar foli edhe për qëndrimin që mban Shqipëria sa i përket çështjes së Kosovës, duke shtuar se pranimi i realitetit nga ana e Serbisë do të kontribuonte në shtimin e bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat. "Procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një prioritet për politikën e jashtme të Shqipërisë. Po ashtu edhe problemet mes Maqedonisë dhe Greqisë", tha ambasadori shqiptar.
Duke folur për politikën e jashtme të Shqipërisë, ambasadori shqiptar në Kosovë, theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është konsoliduar dhe dalë ngadalë po bëhet zëdhënëse e problemeve rajonale.
Ambasadori Minxhozi në këtë ligjëratë foli edhe për standardizimin e kurrikulave të përbashkëta mes Shqipërisë e Kosovës në fushën e arsimit, si dhe për bashkëpunimin në fushat e tjera, si në atë të ekonomisë, biznesit, turizmit, etj. Në fund të kësaj ligjërate pati edhe debat ku studentët parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Me përfundimin e kësaj ligjërate, studentja, Nazlishahe Thaçi, i dhuroi një pikturë diplomatit shqiptar.Ambasadori Minxhozi, ka takuar edhe menaxhmentin e lartë të AAB-së, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe atë kulturore. Në fund të vizitës, Minxhozi u shpreh i kënaqur më arritjet dhe punën që bëhet në këtë institucion të arsimit të lartë.
/Shqiptarja.com