Minxhozi: Franca tregoi se nuk i beson projektit të ekstremit të djathtë

Minxhozi: Franca tregoi se nuk i beson projektit të ekstremit të djathtë

Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një analizë lidhur me përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve në Francë.

Sondazhet treguan një humbje shokuese të Marine Le Pen, duke renditur të parën partinë e Jean-Luc Mélenchon, dhe duke ngjitur të dytin partinë e Emmanuel Macron.

“Raundi i dytë përmbysi fituesi virtual të raundit të parë. Them virtual sepse me atë nivel të lartë balotazhi në raundin e dytë, të dy kishin kandidatura të treta që i tërhoqën në mënyra taktike. Franca tregoi se nuk i beson projektit të saj ekstrem dhe të asaj përmbysje që ofron e djathta e ekstreme që në këto javë, frikësoi edhe vetë Evropën. Votuesit francezë thanë që kjo nuk do të ndodhë”, tha Minxhozi.

Gjithashtu analisti Minxhozi, nënvizoi se sërish fituesi i sotëm është ende larg mazhorancës relative, për të krijuar një qeveri.

“Një logjik politike, foli sot me shifra në dorë, dhe është teza e përjetshme e Macron që nuk do të bëj kurrë marrëveshje me të djathtën ekstreme. Partia e Mélenchon është ridimensionuar dhe kanë lindur subjekte të reja. Djathtas ka lindur subjekti i Le Pen, ndërsa majtas partia e Mélenchon. Një gjë është e sigurti që qeveria e ardhshme franceze nuk do të ketë vulën e zonjës Le Pen. Franca sonte do të duhet të bëjë llogaritë se si do të shkojnë negociatat e Emmanuel Macron me Mélenchon. Sonte i vetmi lajm është që e djathta ekstreme në Francë nuk fitoi, dhe Evropa mund të marrë frymë lirshëm”, tha ndër të tjera ai në ABCNews.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?