Miq e familjarë i japin lamtumirën
e fundit Perikli Jorgonit

Miq e familjarë i japin lamtumirën <br />e fundit Perikli Jorgonit
Miq e familjarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit përkthyesit dhe poetit të njohur Perikli Jorgoni. Ai u nda nga jeta, mbrëmjen e së mërkurës, aksidentalisht në Durrës. Homazhet në nderim të poetit u zhvilluan në Teatrin Kombëtar.

Jorgoni përgjatë gjithë jetës së tij karakterizohet si një krijues dhe një përkthyes me një talent të spikatur, kryesisht i poezisë botërore, duke lënë pas një trashëgimi të vyer edhe për brezat e ardhshëm.
Falë kulturës dhe aftësive të tij si shqipërues, ai mundi të sjellë në gjuhën shqipe emra të tillë nga poezia botërore si: Safo, Kavafis, Gijom Apoliner, Friedrich Horderlin, etj.

Jorgoni gjatë karrierës së tij të gjatë si poet dhe përkthyes mori shumë vlerësime dhe çmime të ndryshme, të cilat bënë që, ai të ishte i pranishëm në shtypin letarar të Tiranës dhe hapësirave kombëtare.

Perikli Jorgoni, ka lënë gjurmë edhe si publicist i lirë dhe veprimtar i lidhur ngushtë me vendin dhe kombin.

HOMAZHE PER JORGONIN

Nasho Jorgaqi
Perkli Jorgoni ishte një personalitet i shquar për përkthimet, por ai ishte modest. Nuk ishte njeri i reklamave. Lënia në harresë mund të quhet vetëm mungesë vëmendjeje, sepse pas kësaj harrese në thonjëza qëndrojnë vlera të çmuara të një krijuesi spontan, e plot talent, që u dallua për kulturën e madhe letrare. Dallohej për njohjen e mjeshtërisë të vargut, gjuhës, mjeteve shprehëse. Ne verbin e rij kritik kishte siguri dhe natyrshmi, cilësitë e një poeti të vërtetë. Duke pasur talent dhe si zotërues gjuhësh, ai përktheu një varg poetesh, që nuk arriti t’i botoje. Një arsye është se ishte kërkues ndaj vetes dhe tjetra për mungese mjetesh financiare.

Sadik Bejko
E kam njohur Perikli Jorgonin si si poet dhe studiues të talentuar. Si poet, ai ka qëndruar në plan të dytë, se puna e tij më e madhe ka qenë si përkthyes e studiues. Në vitet e komunizmit ai ishte shefi i botimeve dhe krijonte mundësinë për një botim më të gjerë të letrave botërore. Ai nuk ka qenë kurrë njeriu i atyre rregullave qe vendoseshin. Për këtë drejtuesit e asaj kohe nuk e donin. Karakterizohej nga një kulturë klasike. Ai ishte i biri i Doktor Jorgonit (J. Jorgoni), një burrë i shquar që kishte lidhje me Hil Mosin (vetë Perikliu ishte nipi i Hil Mosit) e Gjergj Pekmezin. Pra familja e tij kishte lidhje shoqërore e kulturore me ta. Familja e tij vinte nga një klasë shoqërore e kulturuar dhe e shkolluar që përfaqësonte aristokracinë e viteve ’30. Gjergj Jorgoni, i ati ka qenë mes njerëzve intelektualë si Lurasi, Kokona, Çabej. Pikërisht atë që voli nga ai rreth kulturor, Perlikli Jogoni ishte ndër të rrallët që e përcolli edhe në kohën tonë. Kjo përbërje dyfishe e kulturës klasike dhe asaj të realizmit që diktohej në periudhe komunizmit e ka mbajtur Perkli Jorgonin në një lloj hijeje, për sa u përket meritave të veprës së tij.

Pandeli Koçi
Jam njohur me poetin dhe studiuesin Perikli Jorgoni që në vitet ’60. Ai ishte ndër shkrimtarët e parë të cilët e kanë pasur të vështirë të nisnin të shkruanin me normat e realizmit socialist. Kryesisht poezia e tij ishte romantike dhe ka shkruar edhe poema jo të tipit të realizmit socialit. Pati rol të madh në letrat shqipe, por vitet e fundit e kanë lënë mënjanë. Kishte një pension të vogël dhe jetonte pa kushte financiare. Ai ishte kundër retorizmit dhe dogmatikës së letërsisë së viteve të komunizmit. Ishte në një linjë me shkrimtarët Jorgo Blaci, Dh. Qiriazi, V. Skënderi, Lasgush Poradeci

(dh.h/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës