Miqësorja me Ukrainën, stërvitja
në Itali me dyer të mbylluara

Miqësorja me Ukrainën, stërvitja<br />në Itali me dyer të mbylluara
Shqipëria zhvilloi dje seancën e parë stërvitore në prag të miqësores me Ukrainën që do të luajë në “Attleti D’azurri” në orën 20:30 të ditës së sotme. Kjo stërvitje u zhvillua në Bergamo të Italisë. Trajneri De Biasi lejoi vetëm 15 minuta kamerat përpara kësaj miqësoreje, ndërkohë që më pas ashtu sic bën zakonisht para çdo sfide zhvilloi një seance stërvitore me dyer të mbyllura, ku provoi dhe skemat që do të aplikojë në këtë ndeshje.

Ajo që u vu re ishte prania e madhe e mediave italiane dhe ndërkombëtare gjatë stërvitjes së kuqezinjve, të cilat madje kishin shoqëruar kombëtaren tonë që në momentin që mbërriti në aeroport. Interesimi për kombëtaren shqiptare ishte mjaft i madh dhe në grumbullimin e kuqezinjve në Hotelin, Ëinter Garten, ku presidenti i FSHF, Armand Duka dhe dhe një intervistë për Rai Sport, ashtu si dhe trajneri De Biasi.

Formacioni
Në miqësoren me Ukrainën, Shqipëria pritet të zbresë në fushë e rreshtuar me skemën 4-5-1. Trajneri De Biasi ka vendosur të hedhë në fushë atë që mendon se është formacioni më i mirë i momentit. Në portë është Etrit Berisha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen; djathtas Elseid Hysaj, në qendër përkrah Mërgim Mavrajt kthehet Lorik Cana dhe Ansi Agolli rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në mesfushë, nga krahët Odise Roshi konfirmohet në të djathtë dhe Lenjani majtas. Në qendër Ergys Kaçe pritet të jetë në rolin e organizatorit, Abrashi qendër e djathtë dhe Taulant Xhaka qendër e majtë. Në sulm sipas të gjitha gjasave Armando Sadiku pritet të luajë titullar ndaj Ukrainës. Duke se sulmuesi elbasanas ka fituar pikë me paraqitjen dhe golin e shënuar kundër Katarit.

Austria mbyllet me shëtitje
Në ditën e tyre të fundit në grumbullimin austriak të Bad Waltersdorf kuqezinjtë kanë patur një paradite të lirë. Futbollistët kanë patur mundësinë të shijojnë disa orë të lira, me disa prej tyre që kanë zgjedhur bisedat në hollin e hotelit, disa biçikletat, një sport vecanërisht i preferuar ky për Lilën, Roshin e Çikalleshin duke qenë se edhe lokaliteti ku ndodhen është shumë i këndshëm për diçka të tillë.

Trajneri De Biasi ndërkohë ndoshta për t’u ç’tensionuar pak ka zgjedhur një lojë golfi me stafin e tij. Edhe pse ka qenë një paradite pushimi trajneri është zgjuar herët për të bërë jo thjesht disa goditje por një lojë të mirëfilltë me bashkëpunëtorët e tij. 



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve