Miqësoret kundër Italisë dhe Armenisë, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares! Rikthehet në 2023

Miqësoret kundër Italisë dhe Armenisë, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares! Rikthehet në 2023

Kastriot Dermaku

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Lecces në Serie A të Italisë, Kastriot Dermaku e ka mbyllur me futbollin për vitin 2022. 30 vjeçari vuan nga një dëmtim në bicepsin e femurit (dëmtim muskular), duke mos ia dalë të jetë i gatshëm për stafin. Pas kontrolleve mjekësore skuadra e Serie A ka vendosur që mos përfshijë shqiptarin në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Dermaku u dëmtua në përballjen kundër Udiseses, duke dalë nga fusha. Lecce ka dalë me komunikatë ku deklaron se shqiptari do bashkohet me grupin vetëm pas Botërorit Katar 2022. "Lecce njofton se futbollisti Kastriot Dermaku i është nënshtruar testeve i që kanë treguar një dëmtim të shkallës së parë në muskujt e kofshës së djathtë", njofton klubi i Serie A. Kësisoj Dermaku nuk do jetë i gatshëm edhe për trajnerin e Kombëtares Edy Reja, me kuqezinjtë që luajnë dy miqësore, kundër Italisë dhe Armenisë në Tiranë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë