Egnatia i është afruar shumë pranë historisë. Klubi shqiptar është mposhtur 4-2 në miqësoren shumë prestigjioze me nënkampionët e Europës Interin, por deri në minutën e 78 rrogozhinasit udhëhiqnin me shifrat 1-2 në stadiumin e Ferrara-s në Itali.
Dwamena zhbllokoi që në minutën e 6 miqësoren, duke shtangur zikaltërit, ndërsa pas shumë e shumë tentativash të besuarit e Inzaghit barazuan me Barrela-n në pjesën e dytë. Gjithsesi makthi i italianëve ndaj Egnatias nuk mbaroi me kaq, pasi Fernando riktheu Egntian në avantazh me penallti. Në të njëjtën mënyrë Lautaro i çoi shifrat në 2-2 në minutën e 79, por 11 metërshi i fituar nga argjentinasi krijoi shumë polemika, pasi kontakti në zonë ishte i dobët.
Gjithsesi më tej Interi realizoi edhe dy herë të tjera me Martinez sërish dhe Stabile, ndërsa pavarësisht humbjes Egnatia zhvilloi një paraqitje për kornizë ndaj një prej skuadrave më të forta në Europë. Edhe mesfushori shqiptar i Interit Kristjan Asllani, i cili u aktivizua për disa minuta, vlerësoi rrogozhinasit e drejtuar nga Edlir Tetova.
“Sot Egnatia na vendosi në disa momente në vështirësi, por e rëndësishme ishte që të merrnim minuta dhe të bëhemi gati për kampionatin. Jemi kompakt në fushë dhe kjo ka rëndësi në këto momente,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i Interit.
Interi më 19 gusht do të nisë sezonin e ri në Seria A teksa në San Siro do të prezë Monza-n, ndërsa për Egnatian vlerësimet nuk erdhen vetëm nga Kristjan Asllani, por edhe nga mediat italiane.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
47.2%
-
I gabuar
41%
-
Jam i/e dyzuar
11.8%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Partizani fiton 2-0 kundër Egnatias, Dinamo përmbys 1-2 Vorën! Paqe në Elbasan dhe Durrës
28 Shkurt, 08:44
-
Interi ka një ekip në dalje, tre largime të sigurta në mbrojtje dhe dilemat Thuram - Calhanoglu
26 Shkurt, 11:49
-
Interi dhe krahasimi i tmerrshëm nga viti i kaluar, 65 milionë euro të ardhura më pak pas eliminimit në Champions
25 Shkurt, 13:25
-
Pesë vite më parë FC Prishtina 'i thyente' 2-1, tani Bodo/Glimt eliminon Interin nga Champions League
25 Shkurt, 09:32
-
Eliminimi i Interit nga Champions League, Chivu: Jemi të trishtuar, na mungoi energjia! Bodo ka luajtur katër ndeshje në tre muajt e fundit
25 Shkurt, 08:38
-
Bodo/Glimt ‘gjunjëzon’ Interin, e mposht 1-2 në Itali dhe e eliminon nga Champions League! Në fazën e 1/8-ave kualifikohen edhe Atl. Madridi, Leverkuseni e Newcastle
24 Shkurt, 22:52
-
Champions League/ Interi sot për përmbysjen e madhe kundër Bodo/Glimt, Newcastle dhe Leverkusen me 'një këmbë' në fazën e 1/8-ave! Atl. Madridi luan në shtëpi
24 Shkurt, 11:01
-
'Giuseppe Meazza' pret sot përmbysjen e madhe nga Interi, Ronaldo dhe 'Bobo' Vieri të pranishëm në tribuna për ndeshjen e Champions League
24 Shkurt, 10:00
-
Champions League/ Interi kërkon përmbysjen kundër Bodo/Glimt, trajneri Chivu polemika me gazetarin norvegjez: Mund ta kthejmë ndeshjen, kërkoj respekt
23 Shkurt, 16:27
-
Legjionarët/ Uzuni, Manaj, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
23 Shkurt, 10:30
-
GOLAT/ Milani bën 'autogol', Parma fiton 0-1 në 'San Siro'! Roma mposht 3-0 Cremonesen dhe merr vendin e tretë, Serie A kryesohet nga Interi
23 Shkurt, 09:22
-
Atalanta fitore për 'Champions', Napoli mbetet mbrapa! Liverpool 3 pikë të rëndësishme jashtë fushe
22 Shkurt, 16:45