Mirëmbajtja, Rruga e Kombit
në Shtator jepet koncesioni

Prej disa vitesh, qeveria shqiptare ka nisur një procedurë për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së autostradës Durrës-Kukës, por kjo duket se do të mbyllet pas shtatorit të këtij viti, duke lejuar turistët kosovarë edhe këtë herë që të udhëtojnë pa pagesë.

Një opsion tjetër që po shqyrtohet nga qeveria është edhe ai i dhënies së mirëmbajtjes me koncesion të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila ende nuk ka përfunduar së ndërtuari. Sipas kësaj strategjie, që vjen në një kohë vështirësie për arkën e shtetit dhe emergjence për situatën e rrugëve, shqiptarët do të jenë ata që do të paguajnë sërish, tashmë për përdorimin e rrugës për të cilën kanë paguar më parë për ndërtimin.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këshillën e Bankës Botërore, duke i hapur rrugë përfshirjes së privatëve në këtë proces. Kjo nënkupton jo vetëm ndërtimin apo mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe vendosjen e tarifave për t’u paguar nga vetë përdoruesit.

Një projektligj i depozituar në Kuvend parashikon dhënien me koncesion të rrugëve, jo vetëm për mirëmbajtjen e tyre, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja, nëse do të ketë interes. Mirëmbajtja e rrugëve është kthyer në problematikë serioze, që nuk zgjidhet dot.
 
 Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin