Qytetarët në Tiranë kanë opnione të ndryshme për ligjin e barazisë gjinore, i cili u votua mes debateve në Parlament.
Disa mendojnë se ligji përcakton qartë ndarjen mes burrit e gruas, ndërsa të tjerë shprehen se kundër, sepse lë hapësirë për keqinterpretime që mund të cenojnë institucionin e familjes.
“Janë budallallëqe, humbasin mendjen e njerëzve mos u merrni me atë punë”, tha një qytetar.
“Trump e firmosi, burrë e grua”, tha një tjetër.
“Ligji është i qartë burrë e grua, të tjerat shumëzojini me zero", tha një qytetar.
“Mendoj për caktime tradicionale burrë-grua nënë-baba, duhet ta lexoj më shumë ligjin për të parë ku ka hapësirë për interpretim. Mendoj që ne jemi një kulturë e rrënjosur drejt vlerave familjare", tha një qyetare tjetër.
"Burrë e grua e grua e burrë jo këto gjëra që shoh e dëgjoj. Nuk jam dakord që të prishin institucionin burrë-grua që Zoti krijoi në tokë. Asnjë lloj tjetër nuk është e drejtë as femër - femër. Nuk mendoj se shoqëria shqiptare të pranoj diçka tjetër. Ne jemi rritur me nënë e baba", ishin disa prej komenteve të qytetarëve.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës projektligjin e shumëdebatuar "Për barazinë gjinore". Kundër votuan 36 deputetë të opozitës, të cilët e kanë kritikuar ligjin ashpër duke thënë se qëllimi është shkatërrimi i familjes.
Komente











Kjo video eshte shume interesante nga ana e eksperimentimit socio-psikologjik.Subjekti 1,ose termi me i perdorur sot,pjesemarresi 1,as qe guxon t'a diskutoje kete ceshtje,per te eshte tabu edhe pse duket tip intelektuali,pra jo nga ata qe skuqen nga fletushkat e Playboy.Subjekti 2-per te ka mbaruar puna sa kohe e ka firmosur /aleati strategjik/-Trump.Cdo te thote subjekti 2 kur /aleati strategjik/-presidenti demokrat i ardhshem do te ndryshoje vendimin?!Subjekti 3 /e njeh/ ligjin shume mire! Subjekti 4-nuk ka as nje mendim te vetin(flat as a warm beer).Subjekti 5-me diplomatik,por eshte me afer realitetit kur flet per familjen si gjeja me me rendesi ne kulturen tone,por se cfare lloj familje eshte ajo,nuk e thote,kur te gjithe e dime qe familja /traditcionale/shqiptare anon nga patriarkalizmi.Subjekti 6- eshte per familjen traditcionale edhe pse ne besimin e saj nje mashkull mund te marre me shume se nje grua.Subjekti 7-beri ate qe se beri as Sub.6,futi Zotin ne mes,nuk ka mendim origjinal te vetin,e nuk e pranon dot realitein qe eshte ndryshe nga ai i librave te shenjte.Subjekti 8-eshte me origjinali,me realistja,me afer te vertetes.Kur degjon 7 subjektet e para,e kupton pse Shqiperia eshte ne kete gjendje e me keta politikane dhe nuk e kam fjalen vetem per kete ligj,se nese keta subjekte kane keto opinione per kete ligj,imagjinoni per te tjeret.Subjekti 8 tregon realitetin shqiptar,por dhe shpresen per ndryshim.
PërgjigjuEris kot u lodhe me subjektet per ti sqaruar ne dim shkrim e kendim dhe nga vesht degjojm,pra mos na i perkthe nga shqipja ne shqip.