TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë reaguar pas miratimit të projektligjit në Kuvend që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Lideri i opozitës e cilëson vendimin antihistorik dhe të turpshëm, ndërsa shton se ‘Ne do t’i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë’.
Vendimi qe sapo moren Edi Rama dhe banda e tij ne Kuvend eshte antikombetar, antihistorik dhe i turpshem. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij jane ne unitet te plote per te grabitur Shqiperine. Ne do t’i tregojme kesaj bande se pushteti eshte i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar ne asnje menyre prishjen e teatrit, duke e mbrojtur ate edhe me trupat tane. Rama tani do te kuptoje se qytetaret e bashkuar jane me te forte se hajdutet e bashkuar.
Lulzim Basha
Postimi i Bashës në Facebook
Ndërsa Monika Kryemadhi shprehet se Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj.
Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër ai do të ishte “i gjatë”, aq sa emrat dhe mbiemrat e deputetëve socialistë që votuan sot projektligjin për prishjen e teatrit. Ky parlament mban mbi shpine dhjetëra mëkate, por ky i sotmi është vula që i vë zullumeve dhe perversiteteve të Edi Ramës, që si satrap komandoi ushtarët e tij të votojnë shkatërrimin e atyre pak vlerave që i kanë mbetur Tiranës.
Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë. Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ideatorit e zbatuesit të kësaj masakre nuk i hyn asgjë në këmbë sepse në këtë vend ka vdekur dhe drejtësia, ajo që duhet të ndalonte sot dorën kriminale që synon shkatërrimin e teatrit.
Tentakulat e banditizmit të qeverisë sot u shtrinë te teatri! Sepse në këtë vend nuk ka më institucione drejtësie, ka vetëm lakej të Edi Ramës. Por fundi i diktatorëve është i shkruar qartas dhe atë nuk e lexon vetëm kryeministri ynë dhe qeveria e tij. Drejtësia do të rëndojë një ditë mbi ta dhe të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës do të përgjigjen për këtë akt, nga më të shëmtuarit që ka votuar ky parlament!
Monika Kryemadhi
Postimi i Kryemadhit në Facebook
Jeni te neveritshem sa me ska prandaj su beson kush .Skeni bere asgje tmir per kte vend vetem keni vjedh dhw vrare .prandaj populli ju urren .Ne demokraci asht vota ligji rruga nuk asht rremuja pasjoni deshira . .Prandaj mbani krahun e djathte dhe beni shurren dhe rrini rehat se shumica asht me vote jo me diktat o Lulu vocerr shejtan me brire .
PërgjigjuSe sa here te eshte shkateruar ty trupi ta kane bere vrime .Je nje p+tane sase ku te veje .
PërgjigjuMire do benit se trupat tuaj i kane dale qejfit edhe Likes edhe Aureles jo me shqiptareve
Përgjigju