Miratimi i paketës Anti-Shpifje në parlament me 82 vota pro dhe 13 kundër ka sjellë reagime të shumta nga politikanët.
I pari që reagoi ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili e quajti një akt kriminal dhe të turpshëm, nga ku i bëri thirrje presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë.
Nga ana tjetër, në deklaratë të shkurtër, zyra e shtypit të Presidencën njofton se kreu i Shtetit, Meta do të flasë "në kohën e duhur" pa u ndikuar nga askush tjetër përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pas miratimit të Paketës Anti-Shpifje, presidenca ka njoftuar se kreu i shtetit Ilir Meta nuk do të dalë në përfundime pa lexuar ndryshimet e bëra së fundit nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Mes të tjerave shton se pas këtij procesi, pra njohjes me ndryshimet, do të dalë në një qëndrim përfundimtar pa u ndikuar nga askush.
"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar"
Miratimin e Paketës Anti- Shpifje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një akt kriminal dhe të turpshëm, teksa i ka bërë thirrje presidentit Meta që të mos e dekretoj. I pari që reagoi pas miratimit, ishte pikërisht Basha, i cili u bën thirrje gazetarëve dhe analistëve të mos intimidohen nga një ligj i tillë, ose siç e quan ai atentat kundër fjalës së lirë. Për Bashën, paketa Anti-Shpifje e miratuar me 82 vota pro dhe 13 kundër, e çon vendin shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre.
Njoftimi i plotë
"Ne kulmin e një krize të rëndë ekonomike, të një gjendje të jashtëzakonshme, kur mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, Edi Rama me urgjencë miratoi ligjin e censurës.Sot kur të gjithë e kemi parë dhe dëgjuar se si Edi Rama bleu zgjedhjet me krimin, se si krimi i lidhur me pushtetin po vjedh çdo pasuri te këtij vendi, Rama me urgjencë tenton ti mbyllë gojën gazetarëve shqiptarë.
Sot kur po zbardhet përditë e më qartë përgjegjësia e zyrtarëve të kësaj qeverie për 24 jetët e humbura në Thumanë, me urgjencë miratohet ligji kundër fjalës së lirë. Sot kur priten te fillojnë hetimet për shitblerjen e votave në Durrës dhe Dibër, për mega skandalin e Unazës së Re, për dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës së tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, miratohet me urgjencë ligji që do ti ndalojë portalet të publikojne këto fakte.
Miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e rradhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit. I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktatures për agjitacion e propagandë. Ky akt i turpshëm dhe kriminal e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre. Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me zë dhe me figurë çdo skandal, çdo fakt abuziv, çdo dështim të radhës të këtij kryeministri në ikje!
Ju bëj thirrje të gjithë gazetarëve dhe analistëve, të gjithë opinionistëve dhe personave publikë të mos intimidohen dhe të vazhdojnë bashkë me opozitën të denoncojnë çdo aferë dhe skandal të kësaj qeverie në ikje! Asgjë dhe askush nuk do na e mbyllë dot gojën", tha Basha.
O Shal ngjit ti je idjot sëbashku me shokun tat like floririn. Ju të dy se kuptoni që USA ju ka vën në reth të kuq o pall9sh e ska ZOT që ty e liken tju shpëtoj nga burgu. E kur të shkosh në burg mëson dhe tabelën e shumzimit o tyt topi.
Përgjigju