TIRANË - Qeveria do të marrë masa të ashpra për të kthyer në binarët e ligjit sektorin minerar në vend e veçanërisht zonën e Bulqizës aty ku regjistrohen me qindra jetë minatorësh të humbura si pasojë e kushteve të sigurisë. Hapi i pare eshte ai i miratimit te 62 zonave te rrezikshme ne te cilat nuk do te lejohet ushtrimi i asnje aktiviteti minerar. 18 leje minerare do të revokohen pasi rezultojne pjeserisht ose plotesisht ne territorin e rrezikshem.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në rajonin krommbajtës të Bulqizës do të ndalohet ushtrimi i aktivitetit minerar në një pjesë të Zonës D e cila konsiderohet me rrezikshmëri për jetën.
“Objektivi jonë kryesor është rritja e sigurisë në punë”, - u shpreh ministri Gjiknuri në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
Gjiknuri tha se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të monitorohen zonat që konsiderohen të rrezikshme dhe do të ndalohet çdo aktivitet ilegal. Ministri bëri përgjegjëse ish-qeverinë e djathtë për situatën kaotike në të cilën ndodhet sistemi minerar.
/Shqiptarja.com

VIDEO