Miratohen kontratat për kërkimin
e naftës, edhe në zonën shqiptare

GREQI- Me shumicë votash, Komisioni Parlamentar i Prodhimit dhe Tregtisë ka miratuar tre kontrata të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit klimatik, për zhvillimin e kërkimeve dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në Katakolo (Peloponez), Janinë dhe pjesën perëndimore të Gjirit të Patras.
 
Kundërshtim i i SYRIZA-s për të mos votuar në favor të miratimit të tri kontratave shkaktoi reagimin e ministrit grek të energjisë, Janis Maniatis, që apeloi ndaj opozitës të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të votojë pro, me qëllim që kontratat të kalojnë nga parlamenti me sa më shumë konsensus që të jetë e mundur.
 
Greqia ka vënë në dispozicion 20 zona për kërkimin e naftës dhe gazit në detet e saj. Sipas Ministrisë greke të Energjetikës  janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate .

Kuadrati numër 1 dhe një pjesë e kuadratit 2 ndodhen pikërisht në zonën aq shumë të debatueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Kjo zonë, sipas kufijve të vjetër detarë dhe që ende janë në fuqi bën pjesë në zonën ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por me paktin e firmosur prej qeverisë Berisha i kalojnë Greqisë. Marrëveshja ishte midis qeverisë Berisha dhe Karamanlis, por që u hodh poshtë prej Gjykatës Kushtetuese e SHqipërisë.

harta e zonave te naftes





















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan