/ATSH/- Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën p/ligjin "për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë".
P.ligji synon menaxhimin e integruar të mbetjeve në vend, me të gjitha standardet e vendosura nga ligji "për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të cilat nuk arritën të plotësoheshin.
Propozimet e bëra sipas relacionit, shihen si e vetmja zgjidhje për të siguruar kthyeshmërinë e mbetjeve. Projektligji vendos rregullat e përgjithshme të funksionimit dhe zbatimit të sistemit të depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.
Fuksionimi i sistemimit është parashikuar të realizohet me anë të futjes së nocionit të depozitës në formën e një vlere monetare të vendosur mbi vlerën e produkteve përpara hedhjes së tyre në treg. Kjo vlerë që do t'i shtohet produktit, do të paguhet në përfundim të procesit nga konsumatori, por ajo do t'i kthehet këtij të fundit me kthimin e mbetjes objekt i ligjit, në kushtet e përcaktuara nga ky ligj dhe nga aktet ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij.
Hartimi i këtij ligji është bërë me synim menaxhimin e integruar të mbetjeve, minimizimin e sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfill-e, përmirësimin e efiçencës së përdorimit të tyre, pakësimin e ndikimeve negative të përgjithshme të mbetjeve, administrimin ligjor të sistemit të depozitës me ndikim të drejtpërdrejtë në formalizimin e aktiviteteve grumbulluese dhe ricikluese të mbetjeve, si dhe në motivimin e konsumatorëve për të kthyer mbetjet përmes rikthimit të vlerës së depozitës.
Krijimi i kësaj skeme lidhet pikërisht me kthyeshmërinë dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve, pasi moskthimi i mbetjeve do të ndikonte drejtpërsëdrejti në buxhetin e tyre. Kjo është një praktikë e njohur dhe e përdorur jo vetëm në vendet e tjera të BE-së, të cilat kanë një standard jetese dhe menaxhimi mbetjesh disa herë më të lartë se Shqipëria, por edhe në vendin tonë, ku për shumë vite me radhë është aplikuar kthimi i shisheve të qelqit përkundrejt vlerës së kthyeshme të tyre, asaj që ne sot, për qëllime të këtij ligji, e quajmë "depozitë".
/Shqiptarja.com