Miratohet në parim në Komisionin e Sigurisë projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale! Shoqëria Civile: Do jetë elektronik dhe i konceptuar të jetë publik

Është miratuar sot në parim në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligji për “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Einxh Pepa, përfaqësues e Shoqërisë Civile, sqaroi se ky regjistër do të jetë elektronik dhe do të vendoset në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas projektligjit, në këtë regjistër do të jenë vetëm personat e dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa koha që emri do të qëndrojnë në të, do të përcaktohet në varësi të kohës së dënimit.

"Do të jetë elektronik do të vendoset në drejtorinë e  përgjithshme të policisë. Pjesë në këtë proces do të ketë edhe drejtori e përgjithshme e burgjeve që do të japin informacion për të dënuarit. Në këtë regjistër do të jenë autorët  e veprave penale të dënuar me vendim të formës së prerë. Autorët e veprave seksuale do t kenë një detyrim për të raportuar të dhënat e tyre që do të jenë të rifreskuara çdo vit. Do dimë ku jetojnë çdo vit, ku punojnë, cilat janë rrethanat e tyre jetësore në mënyrë që edhe qytetarët por edhe policia ta kenë më të thjeshtë për t'i kontrolluar. Koha që një person qëndron në këtë regjistër, është e përcaktuar nga dënimi që ai ka marrë", u shpreh ajo.

Diskutime pati në lidhje me faktin nëse ky regjistër do të jetë apo jo publik. Sipas përfaqësueses së Shoqërisë Civile, ligji është konceptuar që të jetë publik, në mënyrë që komuniteti të ketë mundësi të mbrohet.

"Ligji është konceptuar të jetë publik sepse i jepet mundësia komunitetit që me një kërkesë t''i drejtohet Drejtorisë së Policisë dhe të marrë informacione mbi atë person", tha ajo.

Në kundërshtim me këtë ishte Erisa Xhixho, e cila u shpreh se një gjë e tillë do të krijonte stigmatizim dhe mundësi për hakmarrje personale.

"Ne jemi mbështetur në sistemin Europian, një sistem ku në këtë regjistër nuk kanë akses të gjithë për të penguar stigmatizimin dhe po ashtu hakmarrje personale. Debati është nëse në këtë regjistër kenë akses të gjithë qytetarët apo vetëm sistemi i drejtësisë. Duhet një procedurë ligjore. Kjo është pika ku ndahemi, do ngelet për t'u gjykuar nëse do të jemi për një sistem të hapur apo pjesërisht të hapur", u shpreh Xhixho.

Megjithatë ky projektligj u votua unanimisht nga të gjithë të pranishmit në Komision. Tashmë ky projektligj do të kalojë për shqyrtim edhe në komisionet e tjera parlamentare, para se të shkojë për votim në Kuvend.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja