Miratohet nen për nen në
komision drafti i "drejtësisë" 

Miratohet nen për nen në<br />komision drafti i
Komisioni Reformës në drejtësi i dha dorën e fundit paketës së ndryshimeve kushtetuese, duke përfunduar kështu dhe detyrën e tij. Pa opozitën dhe nën monitorimin e ambasadorëve Lu e Vlahutin, deputetët e PS e LSI votuan nen për nen dhe në tërësi draftin e reformës. Demokratët u larguan nga mbledhja pak minuta pas fillimit të saj. Ata deklaruan se nuk mund të kalonte drafti në komision pa përfunduar negociatat politike për formulën e zgjedhjes se institucioneve.
 
I vetmi variant pranueshëm prej tyre do të ishte ai kur zbatohet e njejta formulë zgjedhjeje dhe për anëtarët e 2 institucioneve të Vetingut si ajo për KLGJ e KLP. 

Ambasadorët janë larguar nga mbledhja vetëm pasi përfundoi miratimi në tërësi I draftit. Ata I bënë të qartë palëve se varianti që po miratojnë ka mbeshtetjen e plote si të SHBA dhe BE.

Pavarësisht se formula e votuar nga maxhoranca parashikon zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të reja fillimisht me 2/3 e votave në kuvend dhe pas zgjedhjeve të 2017 me 3/5, PS u tregua e gatshme për ta ndryshuar deri para seancës finale kur do të miratohet seance.

Pavarsisht paketës kushtetuese në të njejtën seancë duhet ët kalojnë njëkohësisht 7 nga 40 ligjet të tjera që përbëjnë reformën në drejtësi. Aryesja pse maxhoranca e miratoi këtë të martë sipas fatmir xhafës lidhet me afatet për hapjen e negociatave si dhe futjes për shqyrtim të këtyre nismave.

 
Ora 15: 10 Xhafaj: Reforma, faqe e re për Shqipërinë
Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, e cilësoi moment të rëndësishëm për vendin miratimin nen për nen të draftit të reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së komisionit, Xhafaj u shpreh se u votua drafti i dakordësuar, ndërsa theksoi se do të vijojnë negociatat për kërkesat e opozitës lidhur me vendet e rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe Komisionin e Kualifikimit e Kolegjin e Apelimit.

"Në vlerësimin tim kjo është një ngjarje e rëndësishme. Kemi sot një projekt kushtetues, të votuar përfundimisht, një projekt i cili me kalimin e procedurave të tjera parlamentare, do të hapë një faqe të re për Shqipërinë, për rrugën europiane të Shqipërisë dhe pa dyshim për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për konsolidimin e një demokracie funksionale në Kuvend. Kemi miratuar një projekt i cili nuk është më pronë e Kuvendit të Shqipërisë, por është pronë e shqiptarëve, në interes të të ardhmes së tyre. Është një ngjarje e shënuar, që meriton të vlerësohet, mbështetet dhe besoj se qytetarët e meritojnë këtë projekt, sepse meritojnë të kenë drejtësinë e duhur, shumëpritur, drejtësinë që i bën ata të ndjehen si qytetar europianë", u shpreh Xhafaj.  

Ora 14:50 Votohet nen për nen drafti, negociata për rekomandimin 88
Drafti i reformës në sistemin e drejtësisë u miratua nen për nen në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës. Projekti kushtetues është votuar vetëm nga përfaqësuesit e mazhorancës, pasi opozita braktisi mbledhjen pak minuta pas fillimit të saj. Mbledhja e komisionit u ndoq edhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu si dhe ajo e BE, Romana Vlahutin. Nga ana tjetër, komisioni ka vendosur që të lërë të hapur mundësinë e negociatave me opozitën për rekomandimin numër 88 të Komisionit të Venecias, sa i takon vendeve të rezervuara në katër institucionet e reja të drejtësisë. 

Ora 14:30 Përfundon mbledhja e komisionit të reformës në drejtësi
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka përfunduar mbledhjen pas 2 orë e 30 minuta diskutimesh, me miratimin nen për nen të projektit të reformës. Mazhoranca votoi e vetme draftin me ndryshime kushtetuese, pasi opozita më herët braktisi mbledhjen në shenjë proteste për mosadaptimin e rekomandimit numër 88 të Komisionit të Venecias. 

Ora 14:15 Ambasadorët Lu e Vlahutin largohen nga mbledhja
Pas më shumë se dy orë mbledhje në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin janë larguar. Mazhoranca votoi e vetme nen për nen draftin përfundimtar të reformës. Neni 88 i draftit të reformës, pika e kontestuar nga opozita, nuk është miratuar, duke i lënë kohë negociatave PD-PS për gjetjen e një rrugëzgjidhje.  

Ora 13: 45 Drafti po votohet pa praninë e opozitës
Drafti i reformës në drejtësi po votohet nen për nen pa praninë e përfaqësuesve të opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike braktisën mbledhjen pak pas fillimit të saj. Demokratët kërkuan adaptimin në draftin përfundimtar të rekomandimit numër 88 të Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara në katër institucionet e reja të drejtësisë. 

Ora 13: 10 Opozita braktis mbledhjen
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar, vetëm pak minuta pas fillimit të takimit. Nënkryetari demokrat i komisionit ad hoc, Oerd Bylykbashi u shpreh se kushti i opozitës është adaptimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për formulën e vendeve të rezervuara në institucionet e reja të drejtësisë. 

Ora 12:40 Nis mbledhja e komisionit, marrin pjesë dhe ambasadorët Lu e Vlahutin
Mbledhja e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi po ndiqet edhe nga ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. Sot komisioni do të votojë nen për nen draftin përfundimtar të ekspertëve të EURALIUS e OPDAT. 

Orët e fundit të reformës në drejtësi
Orët e fundit për fatin e draftit të reformës në drejtësi. Drafti final me bekimin e ndërkombëtarëve ka mbërritur në komisionin e posaçëm parlamentar dhe pritet të marrë miratimin përfundimtar me apo pa konsensusin e opozitës. Në komision janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e PD, të cilët braktisën mbledhjen pak minuta pas fillimit të saj, ndërkohë që sërish çdo diskutim apo vendimmarrje do të mbahet nën vëzhgimin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura për median ndërsa pas saj pritet të kuptohen dhe qëndrimet përfundimtare të palëve për reformën. Deri tani PS ka ofruar kompromis për PD për një zgjidhje teknike rreth emërimeve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë përtej formulës së vendeve të rezervuara.
 
Ndërsa për dy institucionet e tjera që do krijohen për 'vettingun' e gjyqtarëve dhe prokurorëve kryeministri Rama ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë kompromis me PD dhe se anëtarët e këtyre dy organizmave të rinj do të zgjidhen me shumicë të cilësuar pra me 3/5.
 
Nga ana tjetër PD kërkon vendet e rezervuara jo vetëm për KLGJ dhe KLP por edhe për institucionet që do vlerësojnë nesër pastërtinë dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
LSI nga ana tjetër kërkon gjetjen e një kompromisi PD-PS për çështjen e përfshirjes së opozitës në procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të rinj të sistemit të drejtësisë por deklaron se nëse PD do të ketë pretekst tjetër atëherë drafti do të shkojnë në seancë pa miratimin e opozitës.
 
Orët e nxehta të kësaj të marte politike nën sytë e ndërkombëtare pritet të sqarojnë sot jo vetëm fatin e draftit final të reformës në drejtësi por edhe qëndrimet përfundimtarë të tre palëve.

miratohet reforma

miratohet reforma

miratohet reforma



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin