Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave
TIRANE, 30 Korrik /ATSH/ -Keshilli i Ministrave vendosi gjate mbledhjes se sotme per nje shtese prej 22 punonjesish me kontrate te perkohshme ne qeverisjen qendrore.
Me poshte vendimi i plote i Keshillit te Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.185, datë 28.12.2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.35, datë 29.1.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2014, në njësitë e qeverisjes qendrore është 887 veta, sipas lidhjeve nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 e nr.6, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.".
b) Pas lidhjes nr.5 shtohet lidhja nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi, e cila detajon ndarjen e shtesës prej 22 punonjësish, të miratuar me këtë vendim.
2. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga fondet buxhetore të institucioneve të përmendura në këtë vendim.
3. Ngarkohen institucionet e përmendura në këtë vendim të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme brenda numrit të përcaktuar në lidhjen nr.6, bashkëlidhur këtij vendimi, dhe brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, "Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com