Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin i cili abuzoi me të miturën. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Prosek, të Mirditës, ku 41-vjeçari u akuzua për ngacmim seksual të një të miture. Hetimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të familjarëve të së miturës.
 
Nga aktet paraprake, krijohen dyshime të arsyeshme se ky person ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën akuzohet nga Prokuroria dhe për të cilën gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg”.
 
Masa e arrestit me burg ndaj 41-vjeçarit u vendos në mungesë, dhe sipas kërkesës së Prokurorisë, mbi të rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.