MIRDITË-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të martë në Mirditë, ku për pasojë ka humbur jetën një 45-vjeçar.
Mjeti tip “Peugeot” me targa XA16DHL ka dalë nga rruga duke u përmbysur në aksin rrugor Milot - Rrubik , në vendin e quajtur Fan.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit , shtetasi A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet , shtetasi V.K. banues në Mirditë, i cili pas ndihmës mjekësore në spitalin e Rrëshenit , është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com