Shoqata kombëtare e miqësisë Shqipëri- Itali zhvilloi ne qytetin e Rrëshenit një takim për nderimin e ipeshkvit te Mirditës, Matit, Dibrës e Bulqizes- Kristoforo Palmieri.
Ipeshkvi Palmieri e ka filluar veprimtarinë e tij në gusht 2013. Përveç aktivitetit fetar, ai ka zhvilluar një veprimtari te madhe në ndihmë të komunitetit duke ndërtuar qendra të ndryshme kulturore e shëndetësore ne Rrëshen, Rubik, Suc dhe në shumë fshatra të rretheve të kësaj dioqeze.
Ai ndërtoi edhe një shkollë të mesme profesionale moderne, ku studiojnë 350 nxënës te ardhur nga rrethet Tirane, Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Mirdite, Lezhe, Dibër e më gjerë.
Me rastin e fillimit të vitit te ri shkollor, për gjithë veprimtarinë e tij në ndihmë të komunitetit, shoqata kombëtare e miqësisë Shqipëri-Itali e shpalli Kristoforo Palmieri qytetar nderi te saj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO