Mirela Kumbaro uron Voltana
Ademin: Do të bashkëpunojmë!

Mirela Kumbaro uron Voltana<br />Ademin: Do të bashkëpunojmë!
Ndërsa është drejtë zyrtarizimit edhe rezultati përfundimtar për Qarkun e Shkodrës, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka falënderuar kandidaten të majtes Keti Bazhdarin për modelin e ri të fushatës dhe kandidaten e të djathës Voltana Ademi për zgjedhjen në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kumbaro shkruan: “Dua të falenderoj Keti Bazhdarin për modelin e ri të fushatës duke e përkthyer politikën në gjuhën e qytetarisë shkodrane dhe për idetë e shkelqyera që gjithmonë do t’i shërbejnë Qytetit ndonëse këtë radhë nuk arritën të bashkojnë shumicën e shkodranëve”.

Duke uruar  Ademin për zgjedhjen si kryetare të Bashkisë së Shkodrës, Kumbaro shprehet se “dua të uroj Voltana Ademin për fitoren dhe ta falenderoj që bashkë me Ketin treguan se Shkodrës nuk i mungon shpresa, se Shkodra di të përballet me tjetrin duke e respektuar dhe jo duke e fyer, se Shkodra di të ndërtojë dhe jo të përjashtojë”.

Ministrja nënvizon se “dy zonjat vendosën një standard emancipues që rrallë ndonjë burrë ka dit me ia dhanë Shkodrës më parë. Ky eshte modeli i zonjave që konkurrojnë me aftësitë e tyre dhe jo thjesht se u hapet një vend në kuotat gjinore”.

Në përfundim kur edhe gara mbaroi, Ministrja Kumbaro vë në dukje bashkëpunimin e dikasterit që ajo drejton me Kryetaren e re të Bashkisë Shkodër për projekte të rëndësishme.

“Dua sinqerisht t’i uroj Voltanës, kryetares së re të Bashkisë së Shkodrës, mirëseardhjen në projektet tona të përbashkëta, sidomos në dy projektet madhore: Muzeu Marubi që tashmë ka filluar ndërtimin dhe Teatrin Migjeni restaurimi i të cilit po pret nënshkrimin e Voltanës. Punë të mbarë të përbashkët në rrugën e Kulturës.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive