Miriam Cani rikthehet në botën
e muzikës, publikon “Meteor”

Miriam Cani rikthehet në botën<br />e muzikës, publikon “Meteor”<br>
Ashtu sikurse edhe kishte premtuar, më në fund, Miriam Cani është rikthyer në botën e muzikës. Këngëtarja ka publikuar në youtube kripin e saj të ri të titulluar “Meteor”.

Një rok baladë, me tekst të bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj, kënga flet për ndjenjat kontradiktore të dashurisë dhe urrejtjes. Një veçanësi në këtë realizim është fakti se videoklipi është ideuar nga Ajola Xoxa, e cila ja ka dalë fare mirë të sjellë një realizim të mrekullueshëm.

Vetë Miriami shfaqet në këtë klip e mrekullueshme, e veshur nga stilistja Enada Atnikolla, dhe plot energji, e shoqëruar edhe nga dy primabalerina e TKOB, Adela Muçollari dhe ballerini Anxhelo Muçollari.

Këtë arritje të fundit të saj, kënëgtarja  e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, ku shkruan:

“Në këtë projekt është bërë një punë me pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. është një nga ato raste të rralla ku gjithçka e kushdo përputhet mrekullisht në një sintoni të përkryer. Dua të falënderoj realizuesit e këngës muzikë e tekst, Alban Skenderaj, Julian Feifel e Elyssa James për këtë shpërthim ndjenjash të përkthyera në një këngë.

Një falënderim i veçante shkon per miken time te vjeter Ajola Xoxa qe me ka mahnitur me frymezimin, vullnetin dhe pasionin e saj ne boten e artit te mirefillte.

Koncepti i saj me rrembeu ne nje univers shumengjyresh dhe me beri te ndihem vertete e vecante dhe ndryshe. 
Faleminderit te gjithe stafit te Anima Pictures per profesionalizmin e larte. Me eksperiencen e tyre ishin siguri per ne në kete projekt.


Nje falenderim i vecante per stilisten Enada At‘Nikolla qe me talentin dhe kreativitetin e saj kompletoi magjishem ne veshje e detaje kete projekt kaq kompleks ne realizim.
Faliminderit nga zemra mikes dhe te preferuares time cdo here Lili Ismaili qe nuk me zhgenjen kurre. Gjithashtu falenderoj Linda Gurin qe ka bere nje pune artistike te mahnitshme me make up-in e balerineve dhe aktoreve.

[gallery]24784[/gallery]

Për ju që nuk e keni parë ende, ja video e publikuar në youtube:

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool