Mish viçi me limon
Përbërësit:
- 600 gr mish viçi
- 2 limona
- 1 qepë e vogël
- Miell për spërkatjen e mishit
- Gjalpë
- Trumzë
- Kripë, piper
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Fillimisht presim mishin e viçit në copëza të vogla, ndërsa qepën e presim në shirita të hollë.
Në një tigan që nuk ngjit kaurdisim qepën me pak gjalpë dhe më pas vendosim copëzat e mishit të cilat i kemi spërkatur me pak miell. E skuqim mishin mirë nga të gjitha anët. Më pas e shuajmë gatimin me lëngun e limonave, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë mishin të gatuhet për 10 minuta. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me pak trumzë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)